Aktualitet

Lista e zgjedhore/ Dy mashtruesit indianë do të votonin në Sauk

26 Mars 2019, 15:38 Nga DOSJA
Lista e zgjedhore/ Dy mashtruesit indianë do të votonin në Sauk

TIRANË- Të tjera detaje janë zbuluar lidhur me dy indianët mashtrues në Shqipëri, të cilët akuzohen për vjedhjen dhe pastrimin e 725 mld dollarëve dhe kërkohet të ekstradohen drejt vendit të tyre.

Mësohet se dy indianët Nitin dhe Chetan Sandesara, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në zgjedhjet e 30 qershorit do të votonin në Sauk, sipas listave të zgjedhësve të Njësisë Administrative të Farkës. Nitini dhe Cetankumari kanë përkatësisht numrat 432 dhe 434, ndërsa po ashtu në listë është edhe bashkëshortja e një prej dy vëllezërve, Diptiben Sandesara. Ajo ka marrë nënshtetësinë shqiptare në shtator të vitit të kaluar.

Ndërkohë po sot, burime nga Interpol Tirana i thanë Dosja.al, se emri i dy vëllezërve indianë nuk ka qenë kurrë në listën e personave të kërkuar. (Lexo këtu) Prandaj, në ditën që ata kanë qenë me kunatin në Rinas, kanë vijuar të qetë udhëtimin charter nga Tirana për në Dubai, pasi nga verifikimet që policia bëri, nuk rezultonin persona në kërkim.

Dy vëllezërit indianë, Nitin dhe Chetan Sandesara, të kërkuar ndërkombëtarisht për një mashtrim prej 725 milionë dollarë, janë fshehur që prej 2018 janë fshehur në Shqipëri.

Njëri prej tyre kishte marrë edhe titullin Konsull Nderi i Nigerisë në vendin tonë. Dy indianët kishin marrë shtetësinë shqiptare nga presidenti Meta, por ky i fundit reagoi dje dhe sqaroi se propozimi ishte bërë nga ministria e Turizmit.(Lexo ketu).

Ditën e djeshme, mediat indiane bënë publik lajmin për arrestimin e kunatit të dy indianëve të kërkuar për 725 milionë dollar mashtrim.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet lista zgjedhore 2019 vëllezërit indianë mashtrues lista zgjedhore 2019 vëllezërit indianë mashtrues

Sondazh

Poll