Aktualitet

‘Kris’ arma në burgun e Peqinit/ Plagoset me plumb qorr punonjësi 41-vjeçar, Policia arreston të dyshuarin: Qëlloi në

28 Prill 2020, 19:06 Nga DOSJA
‘Kris’ arma në burgun e Peqinit/ Plagoset me plumb qorr

PEQIN– Kris arma edhe në Peqin. Një punonjës i burgut të Peqinit është plagosur me armë zjarri nga një plumb qorr. Dosja.al ka mësuar se i plagosur ka mbetur 41-vjeçari, Idajet Paja, me detyrë instruktor i qenve në burg.

Pas plagosjes, Paja ka marrë mjekimin e parë në spitalin e burgut, kjo për shkak se plagosja e tij ka qënë e lehtë dhe aktualisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Shtetit ka dhënë versionin zyrtar lidhur me plagosjen e Idajet Pajës, duke bërë me dije se menjëherë është arrestuar edhe i dyshuari kryesor, me iniciale G.K..

Ky i fundit, është arrestuar pasi mësohet se kishte qëlluar në ajër në një kodër të fshatit Progër. Policia gjeti dhe sekuestroi edhe armën me të cilën 35-vjeçari ka qëlluar në ajër dhe si pasojë ka plagosur lehtë punonjësin e burgut.

Por kjo plagosje nuk është e vetmja që ka mbushur kronikën e zezë në shtypin vendas. Pasdite një 50-vjeçar u plagos në urën e Bunës, e gjithashtu i dyshuari kryesor u arrestuar nga efektivët e Shkodrës. Ndërsa dje, katër persona u vranë në Lezhë e në Durrës. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet burgu i peqinit idajet paja plagosje ne burgun e peqinit burgu i peqinit idajet paja plagosje ne burgun e peqinit

Sondazh

Poll