Aktualitet

Shahini jep lajmin e mirë për nxënësit: Shkollat do jenë hapur në verë, mund të merrni mësime

28 Prill 2020, 17:42 Nga DOSJA
Shahini jep lajmin e mirë për nxënësit: Shkollat do

TIRANË- Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ka bërë me dije se këtë vit shkollat do të jenë hapur dhe në muajt e verës përt ë gjithë ata nxnënës që duan të përforcojnë njohuritë e tyre. Në një deklaratë për mediat, Shahini bëri me dije se po përgatiten dhe mësime të tjera me video që të jenë gati për vitin e ri shkollor.

Këtë verë po planifikojmë që shkollat t’i vendosim të jenë të hapura për kurse dhe mësime të tjera për të gjithë nxënësit që të kthehemi dhe në realitet. Po ashtu do të kemi dhe shumë video të mësimeve që do u vihen në dispozicion të gjithë nxënësve që të marrin sa më shumë mësime dhe në kushtet e shtëpisë”, u shpreh ministrja.

Këto deklarata ministrja i bëri teksa ka treguar planin e qeverisë për vijimin e vitit shkollor. Shahini në një deklaratë bëri me dije se nuk do të zhvillohen provimet e lirimit, por vetëm ato të Maturës. Po ashtu ajo bëri me dije se mësimi do të vijohet online deri në 29 maj.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet besa shahini koronavirusi mbyll shkollat masat kunder covid 19 besa shahini koronavirusi mbyll shkollat masat kunder covid 19

Sondazh

Poll