Aktualitet

Shahini zbulon planin: Nxënësit nuk do kthehen më në shkolla, nuk do bëhen as provimet e lirimit. Matura do të zhvillohet

28 Prill 2020, 15:10 Nga DOSJA
Shahini zbulon planin: Nxënësit nuk do kthehen më në

TIRANË- Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ka bërë sot me dije vendimin e qeverisë për vijimin e vitit shkollor 2019-2020. Shahini tha se nxënësit nuk do të kthehen në shkolla, por mësimi do të vijojë deri në 29 maj online, siç është zhvilluar deri më tani. Në një deklaratë për mediat ka bërë me dije se do të ketë disa lehtësime për nxënësit, prandaj dhe mësimi nuk do të vijojë dhe në qershor por do mbyllet në fund të majit.

Numri një i Arsimit ka shpjeguar të gjithë planin dhe tha se këtë vit do të ketë zhvillohen vetëm provimet e maturës për klasat e 12-ta e do të anulohen provimet e lirimit për klasat e nënta. Po ashtu ajo bëri me dije se nxënësit që janë në klasë të 12 do të kthehen në shkollë në maj për të marrë disa mësime me mësuesit e tyre.

Por ky kthim në shkollë do të bëhet në bazë të rregullave të vendosura nga ISHP, ku nuk do lejohen më shumë se 15 nxënës në një klasë. Më tej u bëri thirrje të gjitha drejtorive të shkollave të marrin masat për dezinfektim dhe për një program për të gjithë nxënësit.

Në fund tha se provimet e Maturës do të bëhen sipas planit nga data 8 deri në 18 qershor nën masa të rrepta të higjienës. Ministrja i bërë edhe njëherë herë thirrje prindërve që nëse duan që fëmijët e tyre të përsërisin vitit mund të regjistrohen sërish. Ajo njoftoi se në verë shkollat do të jenë të hapura dhe do presin të gjithë nxënësit për të marrë mësime që të jenë të përgatitur vitin tjetër.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet besa shahini koronavirusi mbyll shkollat masat kunder covid 19 besa shahini koronavirusi mbyll shkollat masat kunder covid 19

Sondazh

Poll