Aktualitet

Plagosi me armë 50-vjeçarin në urën e Bunës, si nisi sherri për një gurore, Bici u largua vetëm 200 metra dhe më pas u

28 Prill 2020, 18:23 Nga DOSJA
Plagosi me armë 50-vjeçarin në urën e Bunës, si nisi

SHKODËR– Zbardhen detaje të reja në lidhje me plagosjen me armë në Shkodër. Në pranga ka rënë  Bardh Isufi, banues në Shkodër. Deri më tani dyshohet se “molla e sherrit” mes tij dhe 50-vjeçarit të plagosur është bërë një gurore në pronësi të të dyshuarit.

Të dy kanë debatuar me njëri-tjetrin pranë gurores, dhe rreth 200 metra larg Urës së Bunës, pikërisht në momentin kur Gëzim Bici po largohej, i ndaluari nga Policia ka qëlluar drejt tij duke e plagosur.

Sapo ka ndodhur plagosja, ai është larguar menjëherë nga vendngjarja por nuk ka arritur që të shkojë larg pasi është prangosur pranë bregut të lumit Buna.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në urën e Bunës në Shkodër. Mësohet se i plagosuri është Gëzim Bici, i cili është qëlluar pasi është ndjekur për disa metra nga autorët. Aktualisht ai po operohet për t’i nxjerrë plumbat nga qafa dhe krahu, dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, ku edhe kanë nisur punën për zbardhjen e rastit. Deri më tani pista ku po hetohet është ajo e pronësisë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gëzim bici plagosje në shkodër shkoder gëzim bici plagosje në shkodër shkoder

Sondazh

Poll