Aktualitet

ME VIDEO: Efektivët e FA në terren, majori tregon episodin me fëmijët: Hyj këmbadoras në shtëpi që të mos më shohin, t

28 Prill 2020, 18:08 Nga DOSJA
ME VIDEO: Efektivët e FA në terren, majori tregon episodin me

TIRANË– Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka shpërndarë një video që u është bërë pjesëtarëve të Forcave të Armatosura në Tiranë, të cilët po patrullojnë rrugët e kryeqytetit për të ruajtur rendin në një kohë kur vendi po përballet nga koronavirusi.

Në video shfaqen tre ushtrakë, të cilët tregojnë eksperiencën e tyre në krye të detyrës dhe sesi po e përballon familja e tyre mungesën e tyre në një periudhë të vështirë.

Major Bledar Bimaj ka treguar edhe një episod më fëmijët e tij, të cilëve u shmanget kur mbërrin në banesë për t’i mbrojtur nga një infektim i mundshëm me COVID-19

Kemi qënë të detyryar që të rrimë në Tiranë, dhe kemi bërë patrullimin në mbështetje të Policisë së Shtetit. E bukur është një shprehje që më ka thënë një koleg që paskemi ditur të zgjedhim mirë bashkëshorten dhe njeriun e jetës sonë. Pasi aktualisht ato po kujdesen edhe për fëmijët. Kur shkoj në shtëpi, pavarësisht se fëmijët kanë qejf të më hidhen në krah mundohem që të futem këmba doras dhe fshehurazi. dhe kur më shohin fëmijët thotë: O erdhi Spidermani!,”-tha ai.


Ndërsa reshter Harizi është shprehur se në 12 vite që është pjesë e FA-ve, nuk ka përjetuar fatkeqësi më të madhe se kjo e koronavirusit.

“Kam 12 vjet pjesë e FA-ve. Kam marrë pjesë në shumë fatkeqësi por kjo është shumë më keq,”-u shpreh reshteri.

Në klipin e publikuar nga Xhaçka është marrë edhe togerja Eriselda Shema. Shqetësimi i saj më i madh ka qënë përcjellja e ngarkesës dhe e stresit të punës tek familjarët.

“Besoj se të gjithësecili prej nesh ka ndikuar pandemia por është më e rëndë pëe familjarët sepse duam apo jo gjithçka transmetohet. Fëmijët dhe të tjerët e ndjejnë ngarkesën tonë.”

Forcat e Armatosura prej javësh patrullojnë në rrugët e kryeqyetit bashkë me Policinë e Shtetit për të kontrolluar qarkullimin e mjeteve dhe të njerëzve në një kohë kur vendi është në karantinë prej pandemisë globale.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fa ne terren koronavirusi ne shqiperi fa ne terren koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll