Aktualitet

Të dhëna nga New York, mjeku Çelaj: Numri i shqiptarëve të vdekur nga Covid-19 është më i madh se në Kosovë

28 Prill 2020, 18:21 Nga DOSJA
Të dhëna nga New York, mjeku Çelaj: Numri i shqiptarëve

SHBA– Drejtori i departamentit të kardiologjisë në një spital në Bronx të New York, Sulejman Çelaj ka dhënë informacione lidhur me shqiptarët në Amerikë.

Në një intervistë për “Tv Dukagjini”, mjeku Çelaj u shpreh se në SHBA shumë shqiptarë kanë vdekur si pasojë e infektimit me koronavirus.

“Njoh shumë shumë nga ata që kanë humbur jetën. E kanë marrë virusin disa në punë dhe disa të tjerë nuk e kanë të qartë. Fatkeqësisht në Neë York, New Jersey dhe Connecticut ku ka një numër të madh të emugracionit shqiptar shohim një vdekshmëri më të madhe se ajo në Kosovë. Është për të ardhur keq se si një komunitet kaq i vogël si shqiptarët kanë një numër kaq të madh të viktimave nga COVID-19”, tha Çelaj.

Shiko minutën e 2-të

 

Deri më tani në Amerikë më shumë se 1 milionë banorë janë prekur nga koronavirusi, ndërsa rreth 57 mijë prej tyre kanë ndërruar jetë. Shteti më i prekur është ai i New York-ut. 

(k.m/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shba sulejman çelaj koronavirusi ne shba sulejman çelaj

Sondazh

Poll