Aktualitet

DOSJA/ Akuzohet se abuzoi me të miturën 9-vjeçare, video-përgjimi që “dogji” 73-vjeçarin nga Fieri, shenjat me lazer e

28 Prill 2020, 19:04 Nga DOSJA
DOSJA/ Akuzohet se abuzoi me të miturën 9-vjeçare,

FIER- Zbardhet dosja e plotë e 73-vjeçarit Leonidha Rapushi, i cili akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një të mitur, të cilën e kishte fqinje. Gazetari Elton Qyno raporton se i moshuari akuzohet se ka abuzuar me 9-vjeçaren që prej gushtit të vitit të shkuar. E para që ka zbuluar ngjarjen ka qënë nëna e të miturës, e cila nuk kishte shkuar në Policia me frikën se ai do t’i bënte diçka të keqe së bijës. Dijeni për dhuninimin e të miturës ka pasur edhe gjyshja e saj, e cila kishte vënë re që ai i dhuronte mbesës çokollata në mënyrë që ta afronte.

Dhe kështu, me dijeninë e nënës dhe gjyshes, për muaj të tërë ka vijuar dhunimi i të miturës.  Ka qënë psikologia e shkollës, ajo që ka zbuluar gjithçka dhe më pas bashkë me nënë dhe 9-vjeçaren kanë shkuar në Policinë e Fierit për të denoncuar të moshuarin. Në rrëfimin e saj para policisë, vajza ka treguar se Leonidha Rapushi, ka abuzuar seksualisht me të që prej muajit gusht e në vijim.

“Shkoja tek shtëpia e tij, ku ai ka një dhomë ku qëndronte aty, ai kryente veprime seksuale me mua. Gjithashtu ai më ka thënë, që kur ai drejton lazerin tek shtëpia e saj apo kur i bie telit të rrobave ose kur ngeh muzikën e kasetofonit të shkoja tek ai. Ai është zhveshur para meje dhe ka kryer veprime seksuale të vazhdueshme”, – ka treguar në polici minorenia.

Për të vërtetuar historinë e të miturës, gjyshja i ka dhënë idenë që ajo të bënte një video-përgjim, i cili është marrë si provë nga hetuesit e çështjes. I vënë përballë dëshmisë dhe video-përgjimit, i moshuari ka mohuar kategorikisht që të ketë dhunuar të miturën.

Rasti u publikua të shtunën, ndërsa 73-vjeçari ndodhet brenda qelisë pasi ndaj tij, Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”. Ai është shprehur se është i pafajshëm dhe se gjithmonë i kishte ndihmuar fqinjët e tij.

(K.M. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet leonidha rapushi perdhunimi ne fier leonidha rapushi perdhunimi ne fier

Sondazh

Poll