Aktualitet

PISTA kryesore e hetimit / Ja pse mund të jetë plagosur 50-vjeçari në Shkodër

28 Prill 2020, 17:51 Nga DOSJA
PISTA kryesore e hetimit / Ja pse mund të jetë plagosur

SHKODËR– Plagosja e 50-vjeçarit, Gëzim Bici në Shkodër mund të ketë ndodhur për konflikte pronësie.

50- vjeçari, Gëzim Bici u qëllua në qafë dhe dorë tek Ura e Bunës, ndërkohë që pista kryesore që po hetohet është ajo e pronësisë.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në urën e Bunës në Shkodër. Mësohet se i plagosuri është Gëzim Bici, i cili është qëlluar pasi është ndjekur për disa metra nga autorët.

Aktualisht ai po operohet për t’i nxjerrë plumbat nga qafa dhe krahu, dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, ku edhe kanë nisur punën për zbardhjen e rastit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gëzim bici plagosje në shkodër shkoder gëzim bici plagosje në shkodër shkoder

Sondazh

Poll