Bota

‘Dritë jeshile’/ Shkencëtarët e Oksfordit drejt një vaksine për koronavirusin

28 Prill 2020, 16:33 Nga DOSJA
‘Dritë jeshile’/ Shkencëtarët e Oksfordit drejt

BRITANI E MADHE– Shkencëtarët kanë shprehur besim në aftësinë e tyre për t’ia dalë mbanë së shpejti, duke rritur shpresat në të gjithë botën se nuk do të duhet të pritet deri vitin e ardhshëm për një vaksinë.

Injeksionet e para të vaksinës nga Instituti Jenner i Universitetit të Oksfordit në Britani u zhvilluan javën e kaluar. Shkencëtarët po planifikojnë të bëjnë masiv testimin e tyre brenda pak më shumë se një muaji, një kornizë kohore që aktualisht është më e shpejtë krahasuar me përpjekjet e tjera të zhvillimit të vaksinave.

Gazeta New York Times raportoi të hënën se shkencëtarët planifikojnë të testojnë vaksinat e tyre tek më shumë se 6,000 njerëz deri në fund të majit.

Ekipi në Oksford tha se qëllimi i tyre është të prodhojnë një milion doza të vaksinës, nëse rezultojnë efektive, deri në shtator – muaj përpara një afati kohor standard prej 12-18 muajsh të cituar vazhdimisht nga profesionistë të shëndetit në të gjithë botën.

Profesore Sarah Gilbert, drejtuese e ekipit të programit, tha se ajo është “80% e sigurt” se vaksina do të funksionojë.

Marrë nga VOA

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi në britaninë e madhe universiteti i oksfordit koronavirusi në britaninë e madhe universiteti i oksfordit

Sondazh

Poll

Bota 28 Prill 2020, 15:27

A po e bën me flatra islamizmin kriza e COVID-19?

Me pandeminë e Coronës mund të marrë domethënie të re edhe një kërcënim tjetër, që ka kaluar këto ditë në sfond: Islamistët e përdorin pasigurinë e situatës akt...

Bota 28 Prill 2020, 15:10

BRITANI E MADHE- Sekretari i jashtëm i David Miliband, ka thënë për ‘Sky News’ se ka edhe vetëm disa javë kohë para se COVID-19 të prekë vendet më të varfëra të...