Bota

PARALAJMËRIMI! ‘Supermjeku’ amerikan Anthony Fauci flet me bindje: Do kemi një valë të dytë koronavirusi, po nuk morëm

28 Prill 2020, 15:31 Nga DOSJA
PARALAJMËRIMI! ‘Supermjeku’ amerikan Anthony Fauci flet me

SHBA- Eksperti kryesor i qeverisë amerikane, Anthony Fauci tha sot se ishte thuajse i sigurt se koronavirusi do të kthehej sërish për një valë të dytë në fund të vitit.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, shtoi se për valën e dytë të koronavirusit, por vendimtare do të jetë mënyra sesi ne do të përballemi me pandeminë.

“Është e pashmangshme që ne të mos kemi një kthim të virusit. Ai është përhapur globalisht. Nuk mund të zhduket sa hap e mbyll sytë nga planeti. Mënyra sesi ne do ta trajtojmë do të vendosë fatin tonë. Masat e përcaktuara duhen ekzektuar në kohë, ndryshe do të përballemi me një dimër të keq,”-tha ai.

Në rang global janë shënuar 211,631 viktima, 3,065,156 të infektuar dhe 922,862 të shëruar nga COVID-19 në botë. Virusi po bën kërdinë në Shtetete Bashkuara të Amerikës, pasi aty deri më tani 56,803 persona kanë humbur jetën dhe janë të infektuar 1,010,507 të tjerë. Edhe Europa është në luftë me COVID-19.

26,977 qytetarë kanë humbur jetën në Itali. Ndërsa në Spanjë kanë humbur betejën me COVID-19 23.822 qytetarë. Edhe Franca nuk gjen qetësi, pasi në këtë shtet deri më tani janë shënuar 23,293 viktima.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota anthony fauci koronavirusi ne bote anthony fauci koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll

Bota 28 Prill 2020, 15:27

A po e bën me flatra islamizmin kriza e COVID-19?

Me pandeminë e Coronës mund të marrë domethënie të re edhe një kërcënim tjetër, që ka kaluar këto ditë në sfond: Islamistët e përdorin pasigurinë e situatës akt...

Bota 28 Prill 2020, 15:10

BRITANI E MADHE- Sekretari i jashtëm i David Miliband, ka thënë për ‘Sky News’ se ka edhe vetëm disa javë kohë para se COVID-19 të prekë vendet më të varfëra të...