Bota

700 mijë teste në javë/ Franca nis planin e lehtësimit të masave të Covid-19, nga 11 maji nis rihapja e shkollave

28 Prill 2020, 15:55 Nga DOSJA
700 mijë teste në javë/ Franca nis planin e lehtësimit

FRANCË– Autoritet në Francë kanë njoftuar se po planifikojnë që rritjen e numrit të testimeve brenda një jave. Sipas mediave të huaja Franca do të nisë së shpejti që të kryejë të paktën 700,000 teste në javë, përfshirë të gjithë ata që kanë qenë në kontakt me dikë me virus, pavarësisht nëse janë simptomatikë apo jo.

“Izolimi nuk është një ndëshkim apo sanksion, ai është një masë e mbrojtjes kolektive.”- ka thënë Kryeministri francez  Edouard Philippe bërë thirrje për “sjelljen qytetare” të të gjithëve që të izolohen për 14 ditë nëse rezultojnë të infektuar nga Covid-19.

Ai njoftoi se çerdhet dhe shkollat fillore do të rihapen më 11 maj, por me rregullin që në nëj klasë të mos  jenë më shumë se 10 fëmijë në grupet e çerdheve dhe 15 për klasë për nxënssit e shkollave fillore. Një rihapje e kufizuar e shkollave të mesme do të fillojë më 18 maj.

Deri më tani në Francë janë shënuar mbi 23 mijë viktima si shkak i COVID-19 dhe mbi 165 mijë të infektuar, prej fillimit të shpërthimit të virusit.

Në rang global janë shënuar 211,631 viktima, 3,065,156 të infektuar dhe 922,862 të shëruar nga COVID-19 në botë. Virusi po bën kërdinë në Shtetete Bashkuara të Amerikës, pasi aty deri më tani 56,803 persona dhe janë të infektuar 1,010,507 të tjerë. Edhe Europa është në luftë me COVID-19. 26,977 qytetarë kanë humbur jetën në Itali. Ndërsa në Spanjë kanë humbur betejën me COVID-19 23.822 qytetarë. Edhe Franca nuk gjen qetësi, pasi në këtë shtet deri më tani janë shënuar 23,293 viktima.

Burimi: Theguardian

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota edouard philippe koronavirusi ne france edouard philippe koronavirusi ne france

Sondazh

Poll

Bota 28 Prill 2020, 15:27

A po e bën me flatra islamizmin kriza e COVID-19?

Me pandeminë e Coronës mund të marrë domethënie të re edhe një kërcënim tjetër, që ka kaluar këto ditë në sfond: Islamistët e përdorin pasigurinë e situatës akt...

Bota 28 Prill 2020, 15:10

BRITANI E MADHE- Sekretari i jashtëm i David Miliband, ka thënë për ‘Sky News’ se ka edhe vetëm disa javë kohë para se COVID-19 të prekë vendet më të varfëra të...