Bota

Vdiqën 43 persona, mes tyre dhe dy shqiptarë/ Inagurohet ura e re në Gjenova, Conte: Është një ditë speciale

28 Prill 2020, 16:10 Nga DOSJA
Vdiqën 43 persona, mes tyre dhe dy shqiptarë/ Inagurohet ura e re

ITALI -18 gushti i vitit 2018, zgjoi qytetarët e Gjenovës me një lajm të tmerrshëm që do të mbahet mend në të gjithë historinë e Italisë.

Ura “Morandi”, që bashkonte pjesën lindore me atë perëndimore të qytetit, u shemb dhe aryesja  e vetme ishte një defekt në strukturën e saj. Si pasojë e shembjes së saj humbën jetën 43 persona, për fat të keq mes tyre edhe dy shqiptarët, Marius Djerra dhe Edi Bokrina.

Ura e shembur është zevëndësuar me një urë të re ku për ta ndërtuar u deshën 620 ditë punë, me tre turne që nuk është pezulluar edhe në fazën më kritike të epidemisë të koronavirusit. Ajo është  e realizuar e tëra me çelik. Ura është e gjatë 1.067 metra, e mbajtur nga 19 kolona që e mbajnë 40 metra  nga toka.

Ndërkohë ditën e sotme ishte vet kryeministri italian Giuseppe Conte , i cili bëri inagurimin e urës.

“Kjo është një ditë speciale, një shenjë që shteti nuk  e ka harruar Xhenovën, edhe pse plaga nuk do të harrohet kurrë, ashtu si dhe përgjegjësitë asaj tragjedie.”- deklaroi kryeministri italian gjatë ceremonisë së bashkimit të trasesë.

Ura do të jetë gati për qarkullimin e makinave gjatë muajit korrik të këtij viti, duke bashkuar sërish qytetin italian.

Burimi:corriere.it

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni giuseppe conte itali ura morandi giuseppe conte itali ura morandi

Sondazh

Poll

Bota 28 Prill 2020, 15:27

A po e bën me flatra islamizmin kriza e COVID-19?

Me pandeminë e Coronës mund të marrë domethënie të re edhe një kërcënim tjetër, që ka kaluar këto ditë në sfond: Islamistët e përdorin pasigurinë e situatës akt...

Bota 28 Prill 2020, 15:10

BRITANI E MADHE- Sekretari i jashtëm i David Miliband, ka thënë për ‘Sky News’ se ka edhe vetëm disa javë kohë para se COVID-19 të prekë vendet më të varfëra të...