Bota

Italia nuk gjen qetësi/ 382 viktima në 24 orët e fundit nga Covid-19, shkon mbi 27 mijë numri total i të vdekurëve

28 Prill 2020, 16:07 Nga DOSJA
Italia nuk gjen qetësi/ 382 viktima në 24 orët e fundit nga

ITALI- 382  persona kanë ndërruar jetë brenda 24 orëve në Itali, duke e çuar numrin total të viktimave në  27.359.

Krahasuar me një ditë më parë sërish sot ka pasur një rritje të numrit të viktimave, sepse ditën e djeshme u shënuan 333 të vdekur ndërsa sot janë 382.

Ditën e sotme për fatin e keq është rritur edhe numri i të infektuarëve, pasi janë shënuar 352 raste të reja më shumë. Dje u rregjistruan 1.739 raste të reja, ndërsa sot janë infektuar 2.091 duke e çuar në  201.505  numrin e përgjithshëm të të sëmurëve nga Covid-19.

Një repart për Covid-19 në Milano u zbras edhe u mbyll, ndërsa të hënën në spitalin e Bergamos, qyteti më i prekur nga virusi,  dhomat e urgjencës janë boshatisur. Ndërkohë kryeministri Conte ka bërë me dije në një nga konferencat e tij të përditshme se Italia do të futet në fazën e dytë të virusit më datë 4 maj, por edhe atëherë kur vendi të rihapet qytetarët duhet të ndjekin rregullat për t’u mbrojtur nga ky virus vdekjeprurës.

Në Itali janë hapur disa dyqane si libraritë, kancelaritë dhe dyqanet me rroba për fëmijë. Ndërkohë autoritetet kanë bërë thirrje që të gjithë ata persona që rikthehen në punë, duhet t’iu përmbahen rregullave në mënyrë që të mos rrezikojnë jetën e tyre nga Covid-19.

Në rang global janë shënuar 213,341 viktima, 3,092,400 të infektuar dhe 938,266 të shëruar nga COVID-19 në botë. Virusi po bën kërdinë në Shtetete Bashkuara të Amerikës, pasi aty deri më tani 57,065 persona dhe janë të infektuar mbi 1 milionë të tjerë. Edhe Europa është në luftë me COVID-19. 27.359 qytetarë kanë humbur jetën në Itali. Ndërsa në Spanjë kanë humbur betejën me COVID-19 23.822 qytetarë. Edhe Franca nuk gjen qetësi, pasi në këtë shtet deri më tani janë shënuar 23,293 viktima.

Burimi: Corriere

A.C/ Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll

Bota 28 Prill 2020, 15:27

A po e bën me flatra islamizmin kriza e COVID-19?

Me pandeminë e Coronës mund të marrë domethënie të re edhe një kërcënim tjetër, që ka kaluar këto ditë në sfond: Islamistët e përdorin pasigurinë e situatës akt...

Bota 28 Prill 2020, 15:10

BRITANI E MADHE- Sekretari i jashtëm i David Miliband, ka thënë për ‘Sky News’ se ka edhe vetëm disa javë kohë para se COVID-19 të prekë vendet më të varfëra të...