Bota

Plani i rihapjes së vendit/ Presidenti portugez: Gjendja e jashtëzakonshme ‘skadon’ më 2 maj

28 Prill 2020, 15:40 Nga DOSJA
Plani i rihapjes së vendit/ Presidenti portugez: Gjendja e

PORTUGALI– Portugalia, një ndër vendet e prekura nga Covid-19 ka njoftuar se vendi do të dalë nga izolimi më datë 2 maj.

Lajmi  është bërë me dije nga Presidenti i Portugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa i cili ka njoftuar se gjendja e jashtëzakonshme në Portugali do të përfundojë më 2 maj,  ku vendi do të rinis jetën me masa dhe rregullat e duhura për t’u mbrojtur nga Covid-19.

Ndër të tjera ai ka tërhequr vërejtjen se kjo nuk do të thotë që Portugalia  ka zhdukur totalisht Covid-19, ku më pas ka theksuar se rihapja e ekonomisë do të bëhet në mënyrë graduale.

“Çfarë ka rëndësi në këtë fazë është që portugezët ta dinë se infektimi është faktor i rëndësishëm dhe ne duhet të marrim hapa të vegjël për ta analizuar situatën”, ka thënë ai në një konferencë për media.

Deri më deri më tani Portugalia ka regjistruar 24,322 raste të infektimit dhe 948 viktima nga koronavirusi. Kujtojmë që vendimi për gjendjen e jashtëzakonshme është marrë më 18 mars, duke detyruar njerëzit që të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos udhëtojnë jashtë vendit.

Në rang global janë shënuar 211,631 viktima, 3,065,156 të infektuar dhe 922,862 të shëruar nga COVID-19 në botë. Virusi po bën kërdinë në Shtetete Bashkuara të Amerikës, pasi aty deri më tani 56,803 persona dhe janë të infektuar 1,010,507 të tjerë. Edhe Europa është në luftë me COVID-19. 26,977 qytetarë kanë humbur jetën në Itali. Ndërsa në Spanjë kanë humbur betejën me COVID-19 23.822 qytetarë. Edhe Franca nuk gjen qetësi, pasi në këtë shtet deri më tani janë shënuar 23,293 viktima.

Burimi: Theguardian 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne portugali koronavirusi ne portugali

Sondazh

Poll

Bota 28 Prill 2020, 15:27

A po e bën me flatra islamizmin kriza e COVID-19?

Me pandeminë e Coronës mund të marrë domethënie të re edhe një kërcënim tjetër, që ka kaluar këto ditë në sfond: Islamistët e përdorin pasigurinë e situatës akt...

Bota 28 Prill 2020, 15:10

BRITANI E MADHE- Sekretari i jashtëm i David Miliband, ka thënë për ‘Sky News’ se ka edhe vetëm disa javë kohë para se COVID-19 të prekë vendet më të varfëra të...