Bota

Humb jetën 84 vjeçari në Greqi/ Regjistrohen 138 viktima dhe 2,534 të infektuar nga Covid-19

28 Prill 2020, 15:22 Nga DOSJA
Humb jetën 84 vjeçari në Greqi/ Regjistrohen 138 viktima dhe

GREQI– Para disa ditësh mediat fqinje kanë bërë të ditur se janë infektuar me sëmundjen vdekjeprurëse 37 persona në një klinikë private në Pristeri të Athinës, nga të cilët 17 ishin staf mjekësor, 17 pacientë dhe 3 kishin ndërruar jetë.

Ndërkohë ditën e sotme mediat vendase,  kanë njoftuar se ka  humbur jetën edhe  një burrë në moshën  84 vjeçare, i cili kishte qenë pacient në Spitalin e Marinës NIMTS të Athinës, duke u bërë viktima e pestë në këtë spital.

Administrata e klinikës po hetohet për shkelje të protokolleve ndaj epidemisë si në dezinfektim dhe kurim që mund të kenë kontribuar në përhapjen e virusit brenda objektit.

Tashmë numri i viktimave në Greqi ka shkuar në 138. Ndërkohë deri më tani në total, janë infektuar me sëmundjen vdekjeprurëse 2,534 pacientë  dhe janë shëruar 577 persona.

Në rang global janë shënuar 211,631 viktima, 3,065,156 të infektuar dhe 922,862 të shëruar nga COVID-19 në botë. Virusi po bën kërdinë në Shtetete Bashkuara të Amerikës, pasi aty deri më tani 56,803 persona dhe janë të infektuar 1,010,507 të tjerë. Edhe Europa është në luftë me COVID-19. 26,977 qytetarë kanë humbur jetën në Itali. Ndërsa në Spanjë kanë humbur betejën me COVID-19 23.822 qytetarë. Edhe Franca nuk gjen qetësi, pasi në këtë shtet deri më tani janë shënuar 23,293 viktima.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi në greqi koronavirusi në greqi

Sondazh

Poll

Bota 28 Prill 2020, 15:10

BRITANI E MADHE- Sekretari i jashtëm i David Miliband, ka thënë për ‘Sky News’ se ka edhe vetëm disa javë kohë para se COVID-19 të prekë vendet më të varfëra të...