Aktualitet

Vrasja e dyfishtë në Lezhë/ Flet vëllai i viktimës, Preng Simoni: S’dimë se përse ka ndodhur, ne s’kemi konflikte me

28 Prill 2020, 14:44 Nga DOSJA
Vrasja e dyfishtë në Lezhë/ Flet vëllai i viktimës,

LEZHË– Vëllai i Preng Simonit, në një intervistë për emisionin “Shqipëria Live” ka folur lidhur me vrasjen e vëllait të tij bashkë me rapsodin e njohur, Kol Murrani. Në intervistën e tij, ai u shpreh se familja e tyre nuk ka konflikte me asnjë dhe vrasja e të vëllait është mister.

Ai shtoi se lajmin për vdekjen e tij e kishte marrë nga familja dhe se i vëllai po shkonte për në shtëpinë e tyre të vjetër në fshat.

“Lajmin e morëm nga familja e vëllait, ata na thanë që kishte ndodhur kjo ngjarje. Morëm në telefon vëllanë s’na u përgjigj njeri dhe më pas shkuan disa njerëz për të marrë vesh dhe u mor vesh fatkeqësia. Nuk kemi pasur problem me asnjeri, nuk e dimë se përse ka ndodhur. Ai tha po iki në fshtat dhe ndodhi ngjarja. Kemi pasur shtëpinë e vjetër, shkonte punonte. Nuk kemi pasur problem me asnjeri, as për pronësi asnjë gjë. Nuk kemi asnjë lloj problemi në lidhje me pronësinë. Policia na pyeti, siç po pyesni ju dhe aq. Për ne është ende mister dhe nuk dimë se si ndodhi kjo ngjarje”, u shpreh vëllai i Preng Simonit.

Kol Murrani dhe Preng Simoni u ekzektuan me armë zjarri, një ditë më parë, në fshatin Lalm të Vjetër në Lezhë. Të dy janë gjetur pa jetë nga djali i një prej viktimave, i cili ka lajmëruar edhe autoritetet. Pas vrasjes, miqtë e Murranit shprehën dhimbjen e tyre në rrjetet sociale, për vrasjen. Nga Policia është arrestuar Aleksandër Përdoda, si i dyshuari kryesor për vrasjen e dyfishtë në Lezhë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aleksandër perdoda kol murrani preng simoni vrasje në lezhë aleksandër perdoda kol murrani preng simoni vrasje në lezhë

Sondazh

Poll