Aktualitet

Çfarë ka ndodhur sot në Tiranë? Policia: Janë arrestuar 3 persona, dy të tjerë kanë përfunduar në Prokurori

28 Prill 2020, 13:56 Nga DOSJA
Çfarë ka ndodhur sot në Tiranë? Policia: Janë

TIRANË- Policia e Tiranës gjatë ditës së sotme ka arrestuar disa persona për vepra të ndryshme penale. Në një reagim për mediat, Policia bën me dije se është ndaluar një 55-vjeçar që ishte shpallur në kërkim.

Po ashtu bëhet me dije se në vijim të punës për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese të shpallura për parandalimin e përhapjes së COVID-19, specialistët e Qarkullimit në DVP Tiranë arrestuan në flagrancë shtetasin B. Xh., 39 vjeç. 

NJOFTIMI I PLOTË

Ndalohet një 55-vjeçar i shpallur në kërkim. Arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe procedohen penalisht 2 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Seksionit të Kërkimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim Q. S., 55 vjeç, banues në Tiranë. Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Në vijim të punës për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese të shpallura për parandalimin e përhapjes së COVID-19, specialistët e Qarkullimit në DVP Tiranë arrestuan në flagrancë shtetasin B. Xh., 39 vjeç, banues në Shijak, pasi u konstatua në rrugën “Prokop Mina”, duke drejtuar mjetin tip “Peugeot”, në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi. Gjithashtu, nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Sh., 21 vjeç, sepse në rrugën “Ali Demi”, duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Benz” ka përplasur  një automjet duke i shkaktuar dëme materiale dhe ka dhënë deklaratë të rreme përpara oficerit të Policisë Gjyqësore, pasi si drejtues mjeti ka prezantuar pasagjerin që kishte në mjet, shtetasin L. N.

Arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Sh. u bë për veprat penale “Deklaratë e rreme përpara oficerit të Policisë Gjyqësore”, ”Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” dhe “Largim nga vendi aksidentit”, ndërsa shtetasi L. N. u procedua në gjendje të lirë, për veprën penale “Deklaratë e rreme përpara oficerit të Policisë Gjyqësore”. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 3 u procedua penalisht, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Plagosja e lehte me dashje’’, shtetasi  L. L., 40 vjeç, sepse në bulevardin “Gjegj Fishta”, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me përforcues grushti metalik, shtetasit G. H dhe E. M. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestime ne tirane policia tirane arrestime ne tirane policia tirane

Sondazh

Poll