Aktualitet

Koronavirusi nuk pyet për ‘të fortë’/ Vëllai i Nehat Kullës ndërron jetë nga koronavirusi, dogana ngushëllon “Gjen

28 Prill 2020, 14:10 Nga DOSJA
Koronavirusi nuk pyet për ‘të fortë’/ Vëllai i

TIRANË– Dy ditë më parë në vend u shënua viktima e 28 nga koronavirusi, shifër që tanimë është rrumbullakosur në 30. Në orët e para të mëngjesit, në spitalin COVID-2 ose i njohur ndryshe si “Shefqet Ndroqi”,ndërroi jetë një 60-vjeçar me iniciale R.K.

Për pacientin, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se ai ndodhej i shtruar prej 2 javësh në reanimacion dhe ishte në gjendje shumë të rëndë shëndetësore. 60-vjeçari vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese, si diabeti dhe hipertension.

Dosja.al ka mësuar se viktima quhet Ramazan Kulla, vëllai i Nehat Kullës, i njohur nga të gjithë si “Gjenerali” i Kinostudios e Tufinës. Nehat Kulla u bë i njohur për publikun për bandën që kishte krijuar në vitet 1997-1998 dhe veproi në fshatin Tufinë në Tiranë. Nehat Kulla, ish-i forti i Tiranës në vitin e mbrapshtë 1997, do të vetëquhej Gjenerali pasi kishte grabitur një kamionçinë ushtarake tip Chevrolet me targa ushtrie dhe sinjale policie dhe mbante veshur uniformë ushtarake. Ai shoqërohej gjithmonë nga një eskortë e armatosur me automatikë dhe vetë asnjëherë nuk e lëshonte automatikun nga dora.

Me dhimbjen e familjes për ndarjen nga jeta të të afërmit të tyre, janë bashkuar edhe kolegët e të ndjerit Ramazan Kulla, të cilët kanë shprehur publikisht ngushëllimet e tyre. Kulla prej vitesh punonte në doganë, ndërsa kolegët e tij nuk i kanë kursyer ngushëllimet për mikun e tyre.

“Me dhimbje të madhe morëm njoftimin për humbjen e parakohëshme të kolegut tonë R.K, i cili prej ditësh ishte i shtruar në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi, i konfirmuar me COVID 19. Kolegu u nda nga jeta pasi prej dy javësh ishte në gjendje shumë të rëndë shëndetësore. Pavarësisht trajtimit të bërë nga stafi mjekësor, asistencës të ventilimit mekanik të respiracionit dhe mjekimit intensiv, kolegu nuk ka mundur të mbijetojë. I gjithë stafi i Administratës Doganore Shqiptare i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe miqve të të ndjerit. I gjithë stafi i Administratës Doganore Shqiptare i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe miqve të të ndjerit. Bashkohemi me dhimbjen tuaj! Të prehesh në paqe koleg! Pavarësisht situatës së vështirë në të cilën po punojnë çdo ditë punonjësit e ADSH-së, ata janë në krye të detyrës 24 orë, në 7 ditë të javës, për të përmbushur me përkushtim dhe devotshmëri misionin e tyre, si në pikat e kalimit kufitar, ashtu edhe në shërbim të çdo qytetari apo biznesi në doganat e brendshme,”-shkruajnë ata në njoftimin e tyre në Facebook.

Aktualisht në vend janë prekur nga virusi 750 persona, janë shënuar 30 viktima dhe 431 të tjerë janë shëruar. Harta është zgjeruar me 7 raste në Tiranë, 5 në Krujë dhe 2 në Shkodër. Mosha mesatare e të infektuarve është 46.8 vjeç, relativisht e ulët krahasuar me vendet e tjera.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi nehat kulla viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi nehat kulla viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll