Regjisori Çipi shprehet i revoltuar kundër masave të qeverisë për parandalimin e COVID-19: Po jetojmë më keq se në burg
28 Prill 2020, 14:21Nga DOSJA
TIRANË- Regjisori Kastriot Çipi është shprehur kundër masave të marra nga qeveria për parandalimin e COVID-19. Në një lidhje direkte me emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, Çipi u shpreh shumë i nervozuar dhe tha se nëse qytetarët do ishin në burg do kishin më shumë të drejta se tani që jemi rtë karantinuar.
“Nëse fëmija im do të ishte në një krim dhe do të ishte në burg, do të kishte tre orë ajrim në burg, por fëmija im nuk e ka këtë të drejtë. Ai duhet të qëndroj në shtëpi dhe të qëndroj mbyllur pa vendim gjykate, edhe pse s’ka bërë asnjë krim. Në fashat e ngushtuara orare, është më shumë e mundur që personat të infektohen, sepse ka shumë dyndje.
Maska duhet të ishte që ditën e parë rregull, nëse nuk mbajnë maskën keni gjobë. Në Shqipëri është e ndaluar të futesh në det, ç’lidhje ka kjo me masat kundër virusit. Në Shqipëri ka njerëz jashtë burgut që jetojnë më keq sesa në burg. Në burg, ke strehë, shtrat televizor në dhomë, ke të drejtën e takimeve speciale. Ke të drejtë të dalësh dy orë në ajrim. Nëna ime vuan nga hipertensioni, ka nevojë të lëvizë, kur të dalë ajo kur t’i mbushet mendja Edi Ramës?”, tha regjisori.
(A.B. Dojsa.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Dy ditë më parë në vend u shënua viktima e 28 nga koronavirusi, shifër që tanimë është rrumbullakosur në 30. Në orët e para të mëngjesit, në spital...
TIRANË– Një e moshuar në sheshin Skënderbej mendon se qeveria e Edi Ramës duhet të merret shembull nga të gjitha vendet e botës, për mënyrën sesi e ka mena...
TIRANË- Policia e Tiranës gjatë ditës së sotme ka arrestuar disa persona për vepra të ndryshme penale. Në një reagim për mediat, Policia bën me dije se ësh...
TIRANË- Policia e Tiranës ka reaguar zyrtarish në lidhje me sherrin mes dy aktorëve, Ledio Lako dhe Gent Hazizi. Në një reagim për mediat blutë e Tiranës, ...
TIRANË- Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ditën e djeshme në një analizë të publikuar në disa media tregonte se si mund të dilnin nga kriza që është...
LEZHË– Dosja.al ka zbardhur detaje nga krimi i dyfishtë që ka trndotur Lezhën një ditë më parë. Mësohet se dy viktimat, kishin shkuar në tokën e tyre në La...
TIRANË– Kati i dytë i një domisterie në zonën e Ali Demit në Tiranë është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, ku një shkëndijë elekt...
TIRANË– Sipas gazetarit Artan Hoxha në Shqipëri mund të rritet kultivimi i kanabisit. Në studion e Abc News, Hoxha solli në vëmendje se gjatë vitit zgjedho...