Aktualitet

“E goditi me dorezë hekuri”, Policia sqaron sherrin mes dy aktorëve: Mbi Ledio Lakon rëndojnë dy akuza

28 Prill 2020, 13:48 Nga DOSJA
“E goditi me dorezë hekuri”, Policia sqaron sherrin mes dy

TIRANË- Policia e Tiranës ka reaguar zyrtarish në lidhje me sherrin mes dy aktorëve, Ledio Lako dhe Gent Hazizi. Në një reagim për mediat blutë e Tiranës, bëjnë me dije se Lako është proceduar penalisht për dy vepra penale: mbajtja pa leje e armëve të ftohta dhe plagosje e lehtë me dashje.

Më tej Policia shkruan se  ai ka pasur një konflikt fizik me aktorin Gent Hazizi dhe e ka goditur këtë të fundit me përforcuer grushti metalik.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 3 u procedua penalisht, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Plagosja e lehte me dashje’’, shtetasi  L. L., 40 vjeç, sepse në bulevardin “Gjegj Fishta”, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me përforcues grushti metalik, shtetasit G. H dhe E. M. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, shkruan Policia.

Ditën e djeshme u bë me dije se dy aktorët kishin pasur një përleshje fizike pranë ish-Ekspozitës, duke përfunduar në rajonin e policisë. Dosja.al ka zbardhur sherrin që ndodhi mesditën e djeshme mes aktorëve të humorit Ledio Lako e Gentian Hazizi. Në materialin që Policia e Shtetit ka referuar në Prokurorinë e Tiranës, sqarohet se ka qenë Ledio Lako ai që ka qëlluar me dorezë metalike aktorin Gentian Hazizi dhe shokun e tij, Elton Myftiu.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gent hazizi ledi lako sherri mes aktoreve gent hazizi ledi lako sherri mes aktoreve

Sondazh

Poll