Bota

Nuk reshtin së prodhuari edhe në kohë virusi/ Metoda e re që rikthen në shkollë nxënësit në Kinë, pas 3 muajsh izolim

28 Prill 2020, 14:10 Nga DOSJA
Nuk reshtin së prodhuari edhe në kohë virusi/ Metoda e re që

KINË– Kina vendi që sot po akuzohet nga shumë shtete se është fajtore për përhapjen e virusit, tashmë siç duket i është rikthyer  jetës “normale” por me shumë rregulla.

Sëfundmi janë publikuar disa foto në mediat e huaja që tregojnë se fëmijët e klasave fillore mbajnë në kokë një kapele të dizejnuar si me motivet e një helike në mënyrë që nxënësit të rujanë distancën nga njëri-tjetri.

Në këtë mnëyrë ata e kanë pasur më të thjeshtë të rikthen në shkollë pas 3 muajsh në izolim, sepse kështu munden të ruajnë  distancën.

Gjithashtu përveç kësaj kapeleje të veçantë ata shihen që mbajën  edhe maska kirurgjikale. Kapelet e bëra në shtëpi janë bërë kryesisht prej kartoni por disa kanë qenë pak më kreative, ku shihet se një vajzë ka përdorur edhe tollombace.

Zëvendësdrejtori Hong Feng u tha mediave lokale: Kjo ishte ideja jonë krijuese. Ajo na ndihmon të promovojmë sloganin tonë: Vendos një kapele një metër, mbaj distancë një metër”. Për t’u siguruar që nxënësit e shkollës të zbatojnë rregullat e duhura të higjienës, nxënësit nuk lejohen të kenë asnjë kontakt fizik me njëri-tjetrin dhe nuk mund të thyejnë kapelet e tyre.

Situata paraqitet më e qetë në Kinë. Në këtë shtet janë regjistruar 4,633 viktima dhe janë të infektuar 82,836 qytetarë. Ndërkohë në rang global janë shënuar 211,631 viktima, 3,065,156 të infektuar dhe 922,862 të shëruar nga COVID-19 në botë. Virusi po bën kërdinë në Shtetete Bashkuara të Amerikës, pasi aty deri më tani 56,803 persona dhe janë të infektuar 1,010,507 të tjerë. Edhe Europa është në luftë me COVID-19. 26,977 qytetarë kanë humbur jetën në Itali. Ndërsa në Spanjë kanë humbur betejën me COVID-19 23.822 qytetarë. Edhe Franca nuk gjen qetësi, pasi në këtë shtet deri më tani janë shënuar 23,293 viktima.

Burimi: Metro 

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi në kinë koronavirusi në kinë

Sondazh

Poll