Aktualitet

Vrasja e biznesmenit Memli Begalla, gjykata dënon me 25 vite burg Denis Demirin, lirohet Ardian Serezi, e shpëtoi alibia

28 Prill 2020, 11:07 Nga DOSJA
Vrasja e biznesmenit Memli Begalla, gjykata dënon me 25 vite burg Denis

TIRANE– Gjykata e Posaçme ka dënuar me 25 vite burg Denis Demirin për ekzekutimin e biznesmenit Memli Begalla, ngjarje e ndodhur më 14 shkurt në zonën e ish-bllokut në Tiranë. Prokuroria ka vendosur të pushojë hetimet për të pandehurit Ardian Serezi, ndërsa gjykata kërkon të rihetohet roli i tij. Serezi ka përdorur si alibi pas arrestimit faktin se në momentin kur ka ndodhur vrasja, ai thotë se ka qenë në xhami.

Memli Begalla u ekzekutua më 14 shkurt 2018, nga dy persona të maskuar, të cilët teksa largoheshin u fiksuan nga kamerat e sigurisë pranë një tuneli, me një plumb në kokë. Prokuroria akuzoi fillimisht Serezin se ishte ai personi që e inskenoi vrasjen e Begallës për shkak të një konflikti mes tyre. “Hatërmbetja” mes Serezit, ish-polic dhe Begallës, lidhet me sasinë prej 1 tonë hashash që u kap në vitin 2014 në Tepelenë, në një kamion ku drejtues ishte Serezi.

Ish-polici u dënua me 6 vite, bëri vetëm 3.5 dhe doli me kusht nga burgu. dhe u lirua në 2018. Pasi u lirua, ai është takuar një ditë para vrasjes me Begallën duke i kërkuar edhe para.  Mos mbajtja e premtimit nga biznesmeni ka qenë një nga pistat e hetimit ku prokuroria akuzoi Serezin, akuzë kjo që bie me vendimin e sotëm.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardian serezi memli begalla vrasja e memli begalles ardian serezi memli begalla vrasja e memli begalles

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Prill 2020, 10:48

TIRANE- Gazetari i Abc News Artan Hoxha ka deklaruar ditën e sotme më studion e lajmeve se Policia Gjyqësore dhe Polica Kriminale kanë përgjuar përgjatë ditëve ...