Aktualitet

E qëlloi me dorezë metali, zbardhet SHERRI me grushta mes dy aktorëve/ Lako rrahu Hazizin dhe shokun e tij, Genti: Më hoqi n

28 Prill 2020, 10:59 Nga DOSJA
E qëlloi me dorezë metali, zbardhet SHERRI me grushta mes dy

TIRANËDosja.al ka zbardhur sherrin që ndodhi mesditën e djeshme mes aktorëve të humorit Ledio Lako e Gentian Hazizi. Ata janë rrahur dje në mesditë në orën 12:15, në bulevardin “Gjergj Fishta” pranë një karburanti. Në materialin që Policia e Shtetit ka referuar në Prokurorinë e Tiranës, sqarohet se ka qenë Ledio Lako ai që ka qëlluar me dorezë metalike aktorin Gentian Hazizi dhe shokun e tij, Elton Myftiu.

Më datë 27.04.2020, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin Ledio Kristaq Lako, i datëlindjes 06.04.1980, banues në Tiranë, me arsim 16 klasë, sepse në orën 12:15, në bulevardin “Gjegj Fishta”, në afërsi të karburant “Elda”, ka goditur me përforcues grushti, metalik, shtetasit Gentian Riza Hazizi dhe Elton Agron Myftiu, të datëlindjes 16.11.1972 e 10.07.1975, banues në Tiranë, me arsim 12 e 16 klasë. Përforcuesi metalik, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Nenet 279 e 89 të K.P.”,-thuhet në dosje. 

Mësohet se zanafilla e konfliktit që çoi një ditë më parë në përdorimin e dorezës metalike, është hershme. Bëhet fjalë për kohën, kur Lako dhe Hazizi ishin kolegë në spektaklin e humorit “Portokalli”. Konkretisht Lako njihet për rolin e “Kapos”, ndërsa Hazizi për monologjet që bënte. Burime nga Prokuroria e Tiranës që ka marrë në dorë këtë çështje, bëjnë me dije për Dosja.al se Hazizi e ka akuzuar Lakon dhe ja ka hedhur këtij të fundit fajin për largimin e tij nga sptektakli i humorit.

Më hoqi nga puna, largoi nga emisioni,”- mësohet të ketë thënë Haziz, që aktualisht është i angazhuar në një tjetër program.

Ndërkohë, asnjë prej aktorëve nuk reaguar zyrtarisht në lidhje me këtë sherr, por Lako k zgjedhur të bëjë ironi në rrjetet sociale. Ditën e sotme, aktori i “Portokallisë” Ledio Lako shfaqet i pashqetësuar përkrah Rezart Veleshnjës, ndërsa ja kanë shtruar drekës në kat të gjashtë të një pallati. Vetë Lako nuk e lë pas humorin dhe tallet, duke thënë se ‘do i fusë dy grushta’ për t’u bërë lajm. Mes dy aktorëve janë shkëmbyer batuta lidhur me situatën e ndodhur ditën e djeshme.

(F.g;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet genti hazizi ledio lako sherri i aktoreve genti hazizi ledio lako sherri i aktoreve

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Prill 2020, 10:48

TIRANE- Gazetari i Abc News Artan Hoxha ka deklaruar ditën e sotme më studion e lajmeve se Policia Gjyqësore dhe Polica Kriminale kanë përgjuar përgjatë ditëve ...