Aktualitet

28 Prill 2020, 06:10 Nga DOSJA

TIRANË– Ilir Hashorva është një nga shqiptarët që shqiptarët që ka ndërruar jetë për shkak të koronavirusit. Hashorva u nda nga jeta di ditë më parë (26 prill), në Neë York, aty ku edhe ishte zhvendosur prej vitesh për të zhvilluar më tel karrierën e tij. Ikja e Hashorvës nga kjo bote, ka lënë pas të hidhëruar shumë nga miqtë e tij, dhe një prej tyre edhe Ardian Vehbiun.

Ky i fundit, përmes një statusi në Facebook, e ka kujtuar 79-vjeçarin e ndjerë dhe miqësinë që ka pasur me falimjen e Lilit, siç e thërriste Vehbiu e të afërmit. Një detaj mjaft interesant është se profesori dhe intelektuali Hashorv është që, ai, libri i fundit për të cilin po kujdesej ishte përkthimi integral që ia kish bërë i ati, Ali Hashorva, “Dekameronit” të Boçaçio-s, fliste për një epidemi të rëndë, si kjo e tanishmja.

Statusi i plotë i Ardian Vehbiut

Mbrëmë u nda prej nesh kushëriri im, miku dhe intelektuali Ilir Hashorva, i sëmurë me Covid-19. Ka qenë gjithnjë pjesë dhe referim i familjes sime, veçanërisht i nënës sime, që e donte si të vetmin vëlla që nuk e pati. Babai i tij, Ali Hashorva, ka qenë nga intelektualët e shquar të Shqipërisë para-komuniste, që mezi i mbijetoi tallazet e periudhës totalitare.

I kujtoj me shumë mall ato kohë të fëmijërisë që kam kaluar në shtëpinë e tyre: nga Lili dhe motra e tij Nika (Hysnija) kam marrë hua “Udhëtimet e Guliverit”, “Liza në Botën e Çudirave” dhe “Aventurat e Heklberri Finn-it”. Atje kam njohur një familje ku librin e trajtonin si floriri. Këto 20 vjet të fundit, Lilin e kam pasur komshi në Bronx: punonte për një seri biografish të njerëzve të shquar, si Gandhi dhe Mandela, të cilët ua paraqiti lexuesve shqiptarë edhe si ndriçimtarë të një morali të ri humanist.

Shkrimet e tij në shtyp ishin gjithnjë tërheqëse dhe shembuj të një qasjeje të arsyeshme dhe etike ndaj botës së sotme. Lili ishte plot energji dhe plane: sa herë që shiheshim, qoftë në Tiranë qoftë këtu në NYC, do të flisnim për librat që kish ndërmend të botonte. Sa e hidhur po më duket tani, që libri i fundit për të cilin po kujdesej, përkthimi integral që ia kish bërë i ati, Ali Hashorva, “Dekameronit” të Boçaçio-s, fliste për një epidemi të rëndë, si kjo e tanishmja. I qoftë dheu i lehtë! Ngushëllime nga zemra Lindës, dy fëmijëve dhe motrës Nika.

Kush ishte Ilir Hashorva

Ilir Hashrova ishte djali i Ali Hashrovës, një nga intelektualët e shquar të Shqipërisë para-komuniste. Hashorva ka lindur me 1 tetor 1941 ne Tirane. Ka përfunduar studimet në Fakultetin e Inxhinierisë elektrike dhe ka punuar në Institutin Hidrometerologjik, në Tiranë, ku ka qenë shef i këtij laboratori, derisa doli në pension.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardian vehbiu ilir hashorva koronavirusi ne shba ardian vehbiu ilir hashorva koronavirusi ne shba

Sondazh

Poll