Aktualitet

COVID-19/ Stabilizohen rastet e të infektuarve, 14 të prekur në 24 orët e fundit dhe 2 viktima, 750 në total

28 Prill 2020, 05:28 Nga DOSJA

SHQIPERI- Shqipëria është ende në luftë me COVID-19, por fatmirësisht prej dy ditësh numri i rasteve të reja është stabilizuar. Sot, kanë qenë 14 raste të reja të konfirmuara me COVID-19, ndërsa brenda 24 orëve janë shënuar dy viktima. Një 73-vjeçar nga Durrësi dhe sot, një 52-vjeçar nga Kruja. Në total, deri më tani në vendin tonë rezultojnë të infektuar 750 persona dhe janë shënuar 30 viktima.

Ndërkohë numri të shëruarve ka shkuar në 431, ndërsa numri i atyre që po marrin ndihmë në spital janë 32 pacientë.  Një ditë më parë, ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka deklaruar se  për 14 ditë do të shikohet rritja apo ulja e mesatares së numrit të të infektuarve me COVID-19. Sipas saj, nëse numri kalon mesataren e 15 rasteve në ditë do të ngrihen frenat e emergjencës.

(J.V;F.G/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll