Aktualitet

Denoncimet e PD për tenderat gjatë pandemisë, KLSH: Kemi ngritur një grup pune, po bëjmë auditime

27 Prill 2020, 14:42 Nga DOSJA
Denoncimet e PD për tenderat gjatë pandemisë, KLSH: Kemi ngritur

TIRANË- Kontrolli i Lartë i Shtetit ka ngritur një grup punë për të hetuar të gjitha denoncimet e PD, e cila ka fajësuar qeverinë shqiptare se ka abuzuar me fondet publike në sigurimin e mjeteve dhe pajisjeve mjekësore për të përballuar pandeminë globale të COVID-19.

Në një njoftim bëhet me dije se të gjithë tenderat do të jenë objekte auditimi në vijim, të shqetësuar se situata të tilla mbartin rreziqe të konsiderueshme për deformim të procedurave dhe keqpërdorim të fondeve publike.

Duke vijuar punën për zbatimin e misionit kushtetues, krahas ndërmarrjes së masave të plota të sigurisë për të minimizuar maksimalisht rrezikun e infektimit për stafin e institucionit, KLSH garanton opinionin publik se, pavarësisht kufizimeve objektive të auditimit të drejtpërdrejtë, po ndjek me vëmendje dhe përgjegjshmëri shpenzimet që kryhen nga institucionet publike lidhur me fondet e akorduara për zbutjen e fatkeqësisë natyrore. Me Urdhrin e Kryetarit të KLSH nr.48, datë 31.03.2020, institucioni ka ngritur grupin e punës për regjistrimin e rasteve të denoncuara në media mbi abuzimet me fondet dhe pronën publike, të cilat janë dhe do të jenë objekte auditimi në vijim, të shqetësuar se situata të tilla mbartin rreziqe të konsiderueshme për deformim të procedurave dhe keqpërdorim të fondeve publike, me dëm eventual ndaj Buxhetit të Shtetit”, thuhet në një reagim të KLSH-së.,

Ky institucion ka kërkuar nga aktorët përkatës, që të tregojnë më shumë përgjegjësi dhe më shumë transparencë dhe shton se procedurat e sigurimit të mallrave dhe shërbimeve publike të jenë konform ligjeve, të hapura dhe transparente.

KLSH i ka kërkuar Kuvendit dhe Agjencisë së Prokurimit Publik një sërë përmirësimesh ligjore, të cilat konstatojnë si vijon: vlefshmërinë e procedurave të prokurimit në jo më pak se dy operatorë ekonomikë pjesëmarrës, që plotësojnë kriteret e kualifikimit, vendosjen e garancisë së ofertave në të gjitha llojet e procedurave, përcaktimin e qartë ligjor, transparent dhe ezaurues të alternativave për llogaritjen e fondit limit, si dhe hartimin e një kuadri rregullator të veçantë për prokurimet e klasifikuara sekrete, duke u bazuar në direktivën përkatëse të BE-së, me qëllim minimizimin e tyre, nxitjen e konkurrencës së lirë dhe rritjen e efektivitetit të fondeve të konsiderueshme përkatëse.

Partia Demokratike që prej nisjes së pandemisë në Shqipëri kanë bërë disa denoncime dhe kanë akzuar qeverinë se kanë abuzar me paratë publike. Deputetët e PD kanë deklaruar se qeveria ka blerë pajisje mjekësore dhe kite për teste me disafish nga çmimi i tregut.  

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet denoncimi i pd kontrolli i larte i shtetit tenderat e denoncuar nga pd denoncimi i pd kontrolli i larte i shtetit tenderat e denoncuar nga pd

Sondazh

Poll