Aktualitet

Vranë dy vëllezërit në ‘Golf 6’, autorët largohen me shpejtësi ‘skëterrë’ drejt Fushë Krujës, banorët e zonë

27 Prill 2020, 15:33 Nga DOSJA
Vranë dy vëllezërit në ‘Golf 6’, autorët

DURRËS– Detaje të reja dalin nga vrasja në Durrës. Mësohet se fillimisht të shtënat me armë i kanë dëgjuar banorët e zonës, dhe kanë njoftuar në telefon Policinë.

Viktimat, dy vëllezër, kanë qënë duke udhëtuar me një automjet tip “Golf 6”. Ndërsa autorët dyshohet se janë larguar drejt Fushë-Krujës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditën e sotme në Durrës, ku me breshëri plumbash janë vrarë dy vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia. Dy vëllezërve iu bë pritë në tregun e shitjes së makinave në Durrës.

Dyshohet se të rinjtë i njihnin ekzektutorët e tyre. Aktualisht trupat e tyre ndodhen në morg, ndërsa makina, akoma në vendngjarje, ku grupi hetimor po merr të gjithë provat. Shkak për atentatin dyshohet se është bërë një borxh për makina. Policia ka nisur hetimet dhe ka shoqëruar 30 persona.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet durres vrasja ne durres vrasje ne nishtulle durres vrasja ne durres vrasje ne nishtulle

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Prill 2020, 15:12

DURRËS– Besmir dhe Viktor Haxhia, të dy vëllezër të moshave 35 dhe 37 vjeç janë ekzekutuar me 55 plumba pasditen e sotme në një atentat mafioz. Mëso...