Përmirësohet gjendja e Adriatik Alimadhi, deputeti del nga reanimacioni: Jam më mirë, falenderoj mjekët
27 Prill 2020, 14:46Nga DOSJA
TIRANË- Është përmirësuar gjendja shëndetësore e deputetit, Adriatik Alimadhi. Vetë deputeti ka publikuar një foto nga spitali ku shkruan se ka dalë nga reaminacioni dhe tashmë është në gjendje të mirë shëndësore.
Ai ka falenderuar shefen e reanimacionit të sanatoriumit Alma Cani, për të cilën thotë se ka shërbyer me perkushtim dhe profesionalizëm. “Aktualisht jam vendosur ne pavion ne nje gjendje me te mire shendetesore, sipas keshilles se mjekeve“, shton ai.
REAGIMI I PLOTË
Te dashur miq, sot dola nga reanimacioni dhe kam kaluar ne pavion ne nje gjendje shendetesore me te mire. Kjo sipas keshillave te mjekeve. Nje falenderim dhe mirenjohje per shefen e reanimacionit te sanatoriumit ‘Shefqet Ndroqi’ Dr. Alma Cani. Dr. Alma me perkushtim dhe profesionalizem i sherbente te gjithe pacienteve ne reanimacion, por mbi te gjitha shume njerezore, e cila mbante kontakte me vajzat e mija dhe familjen time duke i sqaruar per gjendjen time shendetesore. Mirenjohje pafund Alma.
Respekt te veçante per çdo infermier, sanitar te reanimacionit, te cilat kishin fituar kulturen e punes ne kete profesion shume te veshtire. Ishin ato qe na sherbenin, pastronin per te gjitha sherbimet personale tonat te domosdoshme pa asnje fare ndrojtjeje. Vleresimet e mija te sinqerta per keto zonja, nena dhe motrat tona. Aktualisht jam vendosur ne pavion ne nje gjendje me te mire shendetesore, sipas keshilles se mjekeve. Ju pershendes te gjitheve nga zemra.
Ndërkohë në Shqipëri, nurmi i të infektuarve ka shkuar në 736 të infektuar, dhe numërohen 28 viktima dhe 422 të shëruar. Situata është më e stabilizuar në vendin tonë, kur ka nisur edhe hapja graduale e ekonomisë. Tashmë Gjirokastra, Delvina, Saranda janë zona të gjelbra ku lejohet lëvizja pa autorizim në fashën e vendosur nga qeveria. Pandemia është izoluar në Krujë ku nuk ka patur më raste të reja, ndërsa edhe Shkodra duket se është nën kontroll. Edhe numri i të shtruarve në spitale është ulur, ku në të të dy spitalet COVID po marrin trajtim mjekësor 34 pacientë.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Kontrolli i Lartë i Shtetit ka ngritur një grup punë për të hetuar të gjitha denoncimet e PD, e cila ka fajësuar qeverinë shqiptare se ka abuzuar m...
LEZHË– Një prej viktimave të vrasjes së dyfishtë në Lezhë, është identifikuar si Kol Murrani. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Murrani është një rapsod...
TIRANË- Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në një analizë të publikuar sot ka treguar se si mund të dilet nga situata e rëndë ekonomike që ka krijuar...
LEZHË– Detaje të reja janë mësuar nga vrasja në Lezhë. Dy persona kanë ndërruar jetë ditën e sotme në Lalm i Vjetër të Lezhës. Mësohet se një prej personav...
LEZHË- Policia e Shtetit ka njoftuar zyrtarisht për vrasjen e dyfishtë që ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Lalm i Vjetër në Lezhë. Viktimat janë dy p...
TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala ka reaguar lidhur me mënyrën sesi burgjet në vend po marrin masat ndaj koronavirusit. Me anë të një statusi në rrjetin e sa...
LEZHË– Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në Lalm të Vjetër të Lezhës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se nga të shtënat kanë ndërruar jetë dy persona, rre...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një video nga Shtëpia e të Moshuarve në Tiranë, ku punonjësit të këtij institucioni janë karantinuar bashkë ...