Aktualitet

27 Prill 2020, 15:12 Nga DOSJA

DURRËS– Besmir dhe Viktor Haxhia, të dy vëllezër të moshave 35 dhe 37 vjeç janë ekzekutuar me 55 plumba pasditen e sotme në një atentat mafioz. Mësohet se dy vëllezërit, me origjinë nga Puka dhe banues në lagjen nr.15 në Spitallë, po udhëtonin në një automjet të llojit “Golf 6” me targa AA716ZZ, që drejtohej nga Besmir Haxhia, në momentin që janë ekzekutuar.

Fillimisht ata kanë përshkuar rrugën nga universiteti “Aleksandër Xhuvasni”, dhe me anë të një rrugice kanë dalë në sheshin e tregut të mjeteve, aty ku edhe i priste prita e ngriut nga atentatorët. Në moment ata janë qëlluar me një breshëri prej 55 plumbash dhe kanë mbetur të vdekur në vend. Dosja.al mëson se ekziston mundësia që mes dy viktimave dhe autorëve të ketë pasur njiohje të mëparshme, pasi ata kanë ndaluar mjetin në momentin që i kanë parë. 

Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ardhur pas një borxhi makinash që kanë pasur dy vëllezërit, pasi Viktori ka në pronëri një biznes që merret me mjetet. Ndërkohë që drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, drejtorë vendore, forcat RENEA dhe FNSH-ja ndodhen në vendngjarje për të bërë inspektimet përkatëse. Kontrolle po ushtrohen edhe në Fushë Krujë, Shijak, Kavajë, aty ku mendohet se mund të jenë larguar autorët pas krimit të kryer. Deri më tani në Polici janë shoqëruar mbi 30 persona, përfshirë edhe banorë të zonës, për të zbuluar më shumë detaje lidhur me dinamikën e ngjarjes.

Dosja.al ka siguruar edhe fotot e viktimave. Mësohet se Viktor Haxhiu kishte një studio avokatie ku ushtronte profesionin e tij, ndërsa Besmiri ishte biznesmen. Dy vëllezërit njiheshin si njerëz të qetë dhe pa probleme, duke shtuar kështu akoma më tepër misteret për vrasjen e dyfishtë. Megjithatë Besmiri, ose i njohur ndryshe si “Miri i Kolës” ka precedentë jashtë vendit. Burime për Dosja.al thonë se ai ka jetuar në Holandë për një kohë të caktuar ku edhe është marrë me biznes dhe më pas është kthyer në Shqipëri.

Një tjetër detaj që bëhët me dije është fakti që të dy vëllezërit janë ekzektuar pranë vendit ku më 2 mars u vranë, Anxhelo Avdiu dhe Dorian Shkoza. Kjo pasi rruga nuk ka asnjë kamera sigure, pasi ato janë të vendosura pak kilometra më poshtë, aty ku edhe ka biznese.

 (k.m;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet besmir haxhia durres viktor haxhia vrasje ne durres vrasje ne nishtulle besmir haxhia durres viktor haxhia vrasje ne durres vrasje ne nishtulle

Sondazh

Poll