“Më zhgërryenin kokën në sediljen e pistë”, shqiptari me shtetësi spanjolle denoncon dhunën e efektivëve në Durrës
27 Prill 2020, 15:04Nga DOSJA
DURRËS- Shqiptari me nënshtetësi spanjolle Admir Alikaj ka denoncuar për Fax News se ditën e shtunë është dhunuar barbarisht nga Policia e Durrësit. Ai thotë se e kanë ndaluar tre efektivë teksa ndodhej shumë pranë banesës së tij, e kanë future me dhunë në makinë pa i kërkuar asnjë mjet identifikimi dhe pa i dhënë asnjë sqarim mbi motivet.
Alikaj tha se është dhunuar me pranga në duar brenda mjetit të policisë ndërsa është mbajtur për 11 orë në komisariat, në një ambjent thotë ai pa higjenë dhe shumë të pistë.
“Më ndalojnë 3 policë që dalin nga makina, se mora vesh çfarë po ndodhte, me një komunikim tepër arrogant. E nuhata që kishin diçka për të më komunikuar, ju thashë që po iki në shtëpi, jam 100 metra larg. Nuk më kërkuan asnjë dokument identifikimi, asnjë kartë identiteti, më kapën me fòrcë dhe më shtynë drejt makinës. U tremba, thashë ça ka ndodhur, më shajtën me një fjalor rrugësh. Futu në makinë më thanë, unë ju kërkova sqarim. Bëra rezistencë dhe nisën të më dhunonin, me lidhën prangat dhe më goditën me grushta në kokë. Më hoqën maskën nga surrati kur më futën në makinë. Më kapën kokën pas dhe ma zhytën për sedilje, kryeministri del dhe thotë ruani distancën, ndërsa ata ma zhgërryenin kokën nëpër sediljen e tyre të pistë, dhe me dorën tjetër më godiste. Unë nisa të ulërija, ju kërkoja se çfarë po bënin. O Zot çfarë injorance dhe çmendurie, me praga në duar, më godisnin brenda makinës me grushta dhe shkelma derisa mu bllokua frymëmarrja. Po shikoja që po vdisja. Kam leje-dalje në telefon, edhe nëse nuk do e kisha mund të merrnin masa administrative por jo si kafshët. Mendoja se Pòlicia na mbron por qenka armiku jonë. Ata do të futen të tre në burg, kam bërë denoncim në SHÇBA ditën e diel. Zotëria që erdhi tha se në momentin që të vendosin prangat nuk ka detyrë njeri të prekë me dorë. Kam bërë denoncim edhe në ambasadën spanjolle, edhe sot isha në kontakt me ta, janë duke u marrë me çështjen time dhe janë të indinjuar, më thanë të largohem por nuk e bëj pa nxjerrë të drejtën time, kanë marrë kafshët duke iu veshur uniformën e Pòlicisë. Më kanë mbajtur në komisariat për orë të tëra, as ujë as takim me askënd nuk më lejonin. Ç’është kjo urrejtje, kur kërkon ujë tjetri. Nuk respektohej asnjë masë sigurie për koronavirusin, në një birucë për 11 orë që hynte lloj-lloj individi, një vend i pisët”, tha Alikaj në Fax News.
TIRANË- Është përmirësuar gjendja shëndetësore e deputetit, Adriatik Alimadhi. Vetë deputeti ka publikuar një foto nga spitali ku shkruan se ka dalë n...
TIRANË- Kontrolli i Lartë i Shtetit ka ngritur një grup punë për të hetuar të gjitha denoncimet e PD, e cila ka fajësuar qeverinë shqiptare se ka abuzuar m...
LEZHË– Një prej viktimave të vrasjes së dyfishtë në Lezhë, është identifikuar si Kol Murrani. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Murrani është një rapsod...
TIRANË- Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në një analizë të publikuar sot ka treguar se si mund të dilet nga situata e rëndë ekonomike që ka krijuar...
LEZHË– Detaje të reja janë mësuar nga vrasja në Lezhë. Dy persona kanë ndërruar jetë ditën e sotme në Lalm i Vjetër të Lezhës. Mësohet se një prej personav...
LEZHË- Policia e Shtetit ka njoftuar zyrtarisht për vrasjen e dyfishtë që ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Lalm i Vjetër në Lezhë. Viktimat janë dy p...
TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala ka reaguar lidhur me mënyrën sesi burgjet në vend po marrin masat ndaj koronavirusit. Me anë të një statusi në rrjetin e sa...
LEZHË– Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në Lalm të Vjetër të Lezhës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se nga të shtënat kanë ndërruar jetë dy persona, rre...