Aktualitet

Detaje të reja nga krimi në Durrës, viktimat ishin në makinë kur u qëlluan

27 Prill 2020, 15:22 Nga DOSJA
Detaje të reja nga krimi në Durrës, viktimat ishin në

DURRËS– Dosja.al ka zbardhur deteja të reja për krimin e ndodhur sot pasdite në Durrës. Sipas informacioneve mësohet se dy viktimat janë qëlluar teksa kanë qenë brenda një makine.

Krimi i rëndë që ka tronditur Durrësin ka ndodhur në tregun e makinave në këtë qytetit dhe ende nuk dihen motivet. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes.

Informacionet paraprake flasin për një atentat dhe se ka pasur një shkëmbim zjarri mes viktimave dhe autorit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditën e sotme në Durrës, ku me breshëri plumbash janë vrarë dy vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia. Dy vëllezërve iu bë pritë në tregun e shitjes së makinave në Durrës.

Dyshohet se të rinjtë i njihnin ekzektutorët e tyre. Aktualisht trupat e tyre ndodhen në morg, ndërsa makina, akoma në vendngjarje, ku grupi hetimor po merr të gjithë provat. Shkak për atentatin dyshohet se është bërë një borxh për makina. Policia ka nisur hetimet dhe ka shoqëruar 30 persona.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia durres vrasje ne durres vrasje ne nishtulle policia durres vrasje ne durres vrasje ne nishtulle

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Prill 2020, 15:12

DURRËS– Besmir dhe Viktor Haxhia, të dy vëllezër të moshave 35 dhe 37 vjeç janë ekzekutuar me 55 plumba pasditen e sotme në një atentat mafioz. Mëso...