Aktualitet

Vrasja në Lezhë, policia jep detajet e para: Trupat u gjetën në një kodër, shoqëruam disa persona që…

27 Prill 2020, 14:16 Nga DOSJA
Vrasja në Lezhë, policia jep detajet e para: Trupat u gjetën

LEZHË- Policia e Shtetit ka njoftuar zyrtarisht për vrasjen e dyfishtë që ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Lalm i Vjetër në Lezhë. Viktimat janë dy persona rreth 60 vjeç, P.S. dhe K.M. Të shoqëruar janë disa persona që dyshohet se kanë dijeni për ngjarjen.

NJOFTIMI I POLICISE:

Në afërsi të fshatit Lalm i Vjetër, Lezhë, në një kodër, janë gjetur të pajetë, shtetasit P. S. dhe K. M., rreth 60 vjeç, të cilët dyshohen se mund të kenë humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni lidhur me ngjarjen. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për të përcaktuar shkakun e rrethanat e ngjarjes.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kol murrani preng simoni vrasje ne lalm lukaj vrasje në lezhë kol murrani preng simoni vrasje ne lalm lukaj vrasje në lezhë

Sondazh

Poll