Aktualitet

COVID-19 në burgje/ ‘O të mjerë…’- Klodiana Lala ‘shpërthen’ ndaj Etilda Gjonajt: Po luani me jetë, kur t’ju bj

27 Prill 2020, 14:14 Nga DOSJA
COVID-19 në burgje/ ‘O të mjerë…’- Klodiana

TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala ka reaguar lidhur me mënyrën sesi burgjet në vend po marrin masat ndaj koronavirusit. Me anë të një statusi në rrjetin e saj social, Lala shkruan se nuk do të zgjidhin asnjë nëse fshehin lajmet, pasi kur të zbulohej çdo gjë do të ishte tepër vonë.

Në statusin e saj, gazetarja përmend ministren e Drejtësisë, Etila Gjonajn dhe krerët e burgjeve, që sipas saj luajnë me jetën e njerëzve.

Ministrja e (pa) Drejtësisë dhe krerët e Burgjeve, ushtrët e bindur dhe të neveritshëm që luajnë me jetë njerëzish. Nuk zgjidhi asnjë o të mjerë duke fshehur lajme. Po kur çati t’ju bjerë mbi kokë do jetë shumë vonë. P.S. Reagimi lidhur me atë çfarë po ndodh në burgje me situatën e krijuar nga përhapja e COVID-19,”-shkruan Lala.

Megjithatë gazetarja nuk ka sqaruar se cili është informacioni që ka marrë lidhur me situatën e koronavirusit brenda burgjeve, apo nëse ka të infektuar të tjerë më shumë sesa raportohet. Deri më tani raste të konfirmuara në burgje, janë tek 313, tek ‘302’-shi dhe në qelinë e paraburgimit. Ende nuk dihet sesi ka arritur që virusi të depërtojë në burgje, duke marrë parasysh faktin që takimet me familjarët janë pezulluar prej kohësh. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet etilda gjonaj klodiana lala koronavirusi ne burgje koronavirusi ne shqiperi etilda gjonaj klodiana lala koronavirusi ne burgje koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll