Bota

Covid-19 godet ekonominë e Austrisë/ Borxhi i shtetit për 2020 mund të arrijë në 80%, defiçiti i buxhetit do të shkojë

27 Prill 2020, 11:58 Nga DOSJA
Covid-19 godet ekonominë e Austrisë/ Borxhi i shtetit për 2020

VJENË– Austria sikurse shumë shtete të tjera që janë prekur nga koronavirusi, ka ndjerë një goditje të rëndë në ekonominë e saj. Mediat e huaja shkruajnë se defiçti buxhetor i Austrisë për vitin 2020 mund të arrijë në 10% dhe borxhi shtetëror mund të arrijë në80%.

Ky lajm është bërë me dije nga Ministri i Financave Gernot Bluemel ditën e sotme, teksa shton se është ende shumë herët për shifrat konkrete.

Qeveria është e gatshme të rrisë paketën e ndihmës prej 38 miliardë eurosh nëse është e nevojshme, tha Bluemel për të përditshmen gjermane ‘Frankfurter Allgemeine Zeitung.’

 “Nëse nevojitet më shumë, do të ketë më shumë. Në këmbim të mbështetjes financiare për njësinë austriake AUA të Lufthansa, qeveria do të kërkojë garanci të tilla si mbajtja e Vjenës si një qendër transferimi.” – u shpreh politikani.

Teksa është pyetur nësëe marrja e aksioneve tek Lufthansa ishte një opsion ai u shpreh: Unë nuk jam duke përjashtuar ose paragjykuar asgjë në këtë fazë.

Lufthansa synon të përfundojë një paketë të shpëtimit të ndihmës shtetërore këtë javë me vlerë deri në 10 miliardë euro, bënë me dije disa burime për Reuters.  Ndërsa Bluemel rikonfirmoi qëndrimin e Austrisë se fondi i planifikuar i rimëkëmbjes së BE-së kryesisht duhet të sigurojë kredi të ripagueshme dhe jo grante siç kërkohet nga Italia.

Burimi: Reuters 

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota borxhi i shtetit për 2020 defiçiti i buxhetit koronavirusi në austri borxhi i shtetit për 2020 defiçiti i buxhetit koronavirusi në austri

Sondazh

Poll