Bota

Lajmi i mirë nga Mali i Zi, në 24 orët e fundit nuk konfirmohet asnjë rast me koronavirus

27 Prill 2020, 11:45 Nga DOSJA
Lajmi i mirë nga Mali i Zi, në 24 orët e fundit nuk konfirmohet

MALI I ZI- Një lajm i mirë ka ardhur nga Mali i Zi mes krizës së vështirë të krijuar nga koronavirusi në mbarë globin. Autoritetet  vendase kanë treguar se në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast i ri me Covid-19.

Ndërkohë që prej shpërthimit të koronavirusit e deri ditën e sotme numri i pacientëve me koronavirus ka shkuar në 321, ku mes tyre sipas  Institutit të Shëndetit Publik, janë shëruar 153 persona nga Covid-19 dhe shtatë të tjerë kanë vdekur.

Kujtojmë që Qeveria vendase ka paralajmëruar se prej datës 4 maj do të jetë e detyrueshme mbajtja e maskave mbrojtëse në ambienete të  mbyllura, ndërkohë të gjithë qytetarët janë të detyruar të mbajnë distancën me njëri-tjeterin për sigurinë e tyre.

Mësohet gjithashtu se do të lejohet edhe rihapja e dyqaneve, parukerive, palestrave, shërbimet taksi, klinikat dentare dhe punishtete artizanale prej datës katërmaj.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi në mal të zi koronavirusi në mal të zi

Sondazh

Poll