Bota

FOTO/ SHBA me mbi 55 mijë viktima nga Covid-19, në Kaliforni plazhet mbushen plot me njerëz

27 Prill 2020, 10:50 Nga DOSJA
FOTO/ SHBA me mbi 55 mijë viktima nga Covid-19, në Kaliforni plazhet

KALIFORNI– Kur e gjithë bota po përballet me virusin vdekjeprurës që ka shpërthyer prej fundit të dhjetorit në Kinë, shtete të tjera në mbarë botën po frekuentojnë plazhet dhe kanë nisur të shijiojnë  këtë periudhë si çdo vit tjetër.

Më së shumti kanë qenë plazhet në Kaliforni që janë mbushur plot me njerëz, të cilët duket se nuk duan t’ia dinë asapak për këtë virus që ka marrë me mijëra jetë.

Gjatë kësaj fundjave shumë njerëz kanë shkuar në plazh, duke pasur parasysh edhe ditët me diell të fundjavës. Në fotot e publikuara nga mediat e huaja shihet që vija bregdetare është mbushur plot çadra dhe vetëm disa prej tyre kanë mbajtur maska.

Ndryshe nga shumë vende në SHBA, që edhe vendi më i prekur në botë, fotot tregojnë se në Kaliforni ndryshe nga zonat përreth, nuk ka kufizim të njerëzve për të shkuar në plazh.

Shihet që dikush ka shijuar rrezet e diellit, tëtjerë që bëjnë sërf dhe ata që dëshirojnë shumë notin nuk i  kanë rezistuar kësaj fundjave të bukru. Shihet që ka pasur rojë që kanë vëzhguar të gjithë vijën bregdetare për më shumë siguri ndaj qytetarëve. Kujtojmë që në SHBA numri i viktimave ka shkuar mbi  55 mijë viktima.

Burimi: tg24.sky 

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kaliforni koronavirusi ne shba kaliforni koronavirusi ne shba

Sondazh

Poll