Bota

“Krimet e luftës nuk janë të falshme” Thaçi i përgjigjet Ditmir Bushatit: Shqipëria t’i bëj thirrje Këshillit të

27 Prill 2020, 10:24 Nga DOSJA
“Krimet e luftës nuk janë të falshme” Thaçi i

KOSOVË– Situata politike në Kosovë ka marrë vëmendjen e shumë zyrtarëve në vend por edhe më gjerë, pasi në të njëjtën  kohë vendi po përballet edhe me luftën kundër koronavirusit.

Ndërkohë teksa ish-ministri i Jashtëm,  njëkohësisht edhe drejtues i zyrës së kryesimit të  OSB në Vjenë, Ditmir Bushati, ditën e djeshme  publikoi një dejklaratë të fortë kundër atyre personave që po tentojnë  dhe po planifikojnë në Kosovë një amnisti të njëjtë të krimeve të luftës mes serbëve dhe shqiptarëve.

Vetëm një ditë pas deklaratës së  Bushatit  zyra e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit ka reaguar ndaj akuzave të ish-ministrit i cili deklaroi se kjo situatë është krijuar në Kosovë sepse po mundohen të shpëtojnë veten nga disa politikanë dhe drejtues të Kosovës.

Ndër të tjera Presidenti Thaçi ka kërkuar gjithashtu nga Shqipëria që të bëjnë thirrje për hetim të krimeve të luftës në Kosovë,shkruajnë mediat vendase.

“Nuk duhet të ketë hapësirë për politikë të revizionizmit, pavarësisht nga vijnë këto deklarata të turpshme. Krimet e luftës nuk janë të falshme, por të dënueshme. Vetëm drejtësia mund të sjellë paqen dhe pajtimin e nevojshëm midis Kosovës dhe Serbisë.”-  ka shkruar në  rrjetet sociale Bushati.

Menjëherë pas kësaj deklarate zyra e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, përmes këshilltarit të presidentit Artan Behrami është bërë një deklaratë se drejtësia ndërkombëtare ka dështuar në Kosovë.

“Drejtësia ndërkombëtare ka dështuar në Kosovë. Pa dyshim. Shqipëria kishte dhe ka instrumente që t’i bëj thirrje Këshillit të Evropës për krimet e luftës në Kosovë dhe t’i kërkojë Asamblesë së Përgjithshme të KB të hetojë dështimin e ICTY. Kjo duhet të ketë qenë prioritet për vite, e prapë mund të bëhet. Ditmir Bushati njeh më mirë se kushdo, historinë dhe politikën e Këshillit të Evropës dhe Kombeve të Bashkuara. Ai do të bënte një punë të shkëlqyeshme duke marrë drejtimin dhe t’i kërkonte Këshillit të Evropës që të hetonte krimet e luftës në Kosovë. Kosova do të mbështeste. Asnjëherë amnisti. Por kërkimi i drejtësisë. Me të gjitha mjetet.”- ka shkruar Behrami.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni ditmir bushati hashim thaci ditmir bushati hashim thaci

Sondazh

Poll