Politike

26 Prill 2020, 15:35 Nga DOSJA

SKRAPAR– Presidenti Ilir Meta ka vijuar të publikojë aktivitetet e tij gjatë ditës së sotme nga vendlindja, Skrapari.

Siç shihet edhe nga postimet e bëra nga vetë Meta, Presidenti ka përfituar nga vizita që ka bërë në fshatin Çepan, dhe ka shkuar për ngushëllime në shtëpinë e Servet Bashos, që ka ndërruar jetë, për të ngushëlluar të birin.

Në këto javë të veçanta edhe komuniteti i Çepanit humbi një nga drejtuesit më të shquar dhe me kontribute të mëdha për shumë dekada z.Servet Basho. Evidentimi prej Tij i kontributeve të jashtëzakonshme që kjo trevë dhe Çepani në veçanti dha gjatë Luftës Antifashiste, mbeten me shumë vlerë edhe për të ardhmen. Sot vizitova djalin e tij Isain, për t’i shprehur ngushëllimet e mia, por dhe mirënjohjen që ruan traditat më të mira të familjes së tij dhe mbarë këtij komuniteti patriot dhe punëdashës,”- shkruan Meta krah një fotoje nga shtëpia e të ndjerit.

Ndërsa në një tjetër postim, shfaqet krah zëdhënësit të tij, Tedi Blushin dhe lajmëron udhëtimin për në fshatin Blush.

Me Tedin sot në Çepan, dhe së shpejti në Blush,”- shkruan më tej Meta.

Ndërkohë që të gjithë qytetarët janë të izoluar në banesat e tyre, kreu i shtetit bën shëtitje në natyrë dhe ka zgjedhut pikërisht vendlindjen e tij.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta servet basho tedi blushi ilir meta servet basho tedi blushi

Sondazh

Poll