Politike

“Vdes në hotelin e Sadri Abazit i sëmuri me kancer”, Berisha bën denoncimin e fortë: E ndrynë për ta zhvatur!

26 Prill 2020, 17:06 Nga DOSJA
“Vdes në hotelin e Sadri Abazit i sëmuri me kancer”,

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një denoncim të një qytetari në profilin e tij në Facebook. Berisha shkruan se një person i sëmurë me kancer ka ndërruar jetë në hotelin e deputetit Sadri Abazi, ku ishte karantinuar, pasi kishte ardhur nga jashtë.

Sipas ish-kryeministrit, ai ishte i sëmurë me kancer hde ka ndërruar jetë në dhomën e hotelit, ndërkohë që lajmi po mbahet i fshehtë.

Berisha ka publikuar edhe emrin e personit që sipas tij ka ndërruar jetë dhe është Bajram Luzi, nga fshati Lapardha e Beratit.

Denoncimi i plotë i Sali Berishës

Nje krim i shemtuar ne karantinen Rama – Abazi ne Golem! Vdes i semuri me kancer stomaku stadi i katert ne hotel pa asnje kujdes mjekesor. Ate e sollen para kater ditesh nga Rinasi dhe e ndryne ne hotel per ta zhvatur Rama me Sadri Abazin.Prefektja e Tiranes dhe Rebani Droga bene gjithçka per ta fshehur vdekjen tragjike me urdher te Rames. Shpreh ngushellimet e mia me te ndjera familjes se viktimes dhe denoj me ashpersine me te madhe si çnjerezore dhe kriminale ndryrjen e te ndjerit ne hotel vetem e vetem per ta rrjepur edhe ditet e fundit te jetes hajdutet e te vdekurve Rama-Abazi.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje dr po te informoj sevKeta mbajten te semure terminal me tumor ne karantine ne hotel I kthyer nga jashte dhe ju vdiq dije ne hotel. Prefektja e Tiranes dhe drejtori I policise rebani jaupi ju mbushen mendjen familjareve mos ta benin mediatike. Rasti eshte nga fshati Lapardha e Beratit Eshte informacion i sakt ju be autopsia dje ne mengjes Bajram Luzi eshte emri i tij kishte mbrritur para kater ditesh ne Rinas dhe e çuan me detyrim ne Golem nd Hotel me kancer stomaku stad i katert.Ai vdiq ne hotel dhe te vdekur nga hoteli e nisen nd morg.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama sadri abazi sali berisha vdekja e emigrantit ne hotel edi rama sadri abazi sali berisha vdekja e emigrantit ne hotel

Sondazh

Poll

Politike 26 Prill 2020, 15:35

SKRAPAR– Presidenti Ilir Meta ka vijuar të publikojë aktivitetet e tij gjatë ditës së sotme nga vendlindja, Skrapari. Siç shihet edhe nga postimet e bëra...