Politike

26 Prill 2020, 19:52 Nga DOSJA

TIRANË– Ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Prof. Dr Bamir Topi në një lidhje direkte nga shtëpia e tij për “E Diell” në Top Channel zbuloi detaje nga jeta e tij publike dhe familjare. Ai ndau me teleshikuesit argumentat e tij bindës për situatën e krijuar nga Covid-19 duke dhënë një dritë jeshile.

“Si Profesor i Biologjisë Molekulare, parashikoj nga faktet shkencore që në javën e dytë ose të tretë të Majit të kemi një përmirësim të situatës së virusit” pohoi Prof. Dr Topi.

Ai risolli në mendje edhe dilemën e vitit 1996 nëse duhej të futej apo jo në politikë, por që sipas tij edhe po të ishte marrë vetëm me shkencë, nuk do ishte keq. Sa i takon jetës familjare, ish-Presidenti ndër të tjera kujtoi ditën e dasmës së tij dhe të vajzave.

“Dasma ime daton në vitin 1986. Mbaj mend që është bërë në oborrin e shtëpisë sime tipike tironse e cila ekziston akoma dhe ndodhet diku te rruga e Barrikadave” ka treguar ai.

“Kemi ruajtur një lloj tradite dhe kemi shfrytëzuar sipërfaqjen e bollshme të shtëpisë, pra edhe dasmat e vajzave janë bërë këtu dhe kanë shkuar shkëlqyeshëm. Të ftuarve në dasmë u kemi dhuruar nga një shishe vaj ulliri bio nga bahçja jonë” ka rrëfyer më tej z. Topi. Porosia e tij më e shpeshtë që i jep të dyja vajzave është që të krijojnë secila një familje të madhe me sa më shumë fëmijë.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bamir topi bamir topi

Sondazh

Poll

Politike 26 Prill 2020, 15:35

SKRAPAR– Presidenti Ilir Meta ka vijuar të publikojë aktivitetet e tij gjatë ditës së sotme nga vendlindja, Skrapari. Siç shihet edhe nga postimet e bëra...