Aktualitet

Tregu prej 2 javësh i mbyllur, tregtarët e Zdrales në Shkodër në protestë: Na gjeni një vend ku të shesim, kemi fëmijë

27 Prill 2020, 09:58 Nga DOSJA
Tregu prej 2 javësh i mbyllur, tregtarët e Zdrales në

Shkodër- Ditën e sotme janë ngritur në protestë tregtarët e tregut të Zbrales në Shkodër, pasi kërkojnë që t’u gjendet një hapësirë tjetër ku mund të zhvillojnë aktivitetin e tyre. Ky treg është mbyllur që më 14 prill, si masë e marrë nga qeveria për COVID-19 dhe tregtarët shprehen se gjatë kësaj kohe nuk kanë pasur as ushqim për fëmijët e tyre.

“Kam marrë numrin e telefonit e vendosur te Bashkia dhe më del nuk ekziston. Unë e kam marrë e shkreta, për t’ia qarë hallin se të thashë 4 fëmijë, burrë e grua dhe 2 pleq…më qan fëmija, më qan plaku”, tha qytetarja, e cila mori dhe përgjigje nga përfaqësuesi. “Shkruaj një mesazh, jam filania, kam këtë shqetësim të garantoj që dikush të kthen përgjigje”, është shprehur një protestues.

Ndërsa një tjetër deklaron për Report Tv: “Jam një tregtar vogël, që duam një zgjidhje, prodhoj, prodhoj, po ku t’i çojmë. Kam ndjekur në shtëpi gjithë këto ditë. Jam dakord kudo që të na vendosë Bashkia dhe për tarifës, por të mos na vendosin shqelmin. Kemi marrë 400-500 mijë lekë mall, të na lajmëronit të paktën përpara nja 2 ditë, të mos merrnim të paktën  furnizim. U prish malli në makinë. Nuk përfitoj nga paketa, jam tregtar i lirë. Dua të na caktojnë vendin”. 

Ndërkohë, ditën e sotme janë ngritur në protestë edhe disa emigrantë të cilët janë karantinuar në një hotel në Pogradec. Ata shprehen se nuk kanë mundësi të paguajnë hotelin dhe fjetjen dhe i bëjnë qeverisë për zgjidhje të situatës.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet tregtarët e zdrales në protestë tregtarët e zdrales në protestë

Sondazh

Poll