Aktualitet

“Fitimet e tenderave vallë a do i ndani me ne?”/ Tritan Kalo u përvishet politikanëve: Zbrazni xhepat tuaj dhe lironi vil

27 Prill 2020, 08:29 Nga DOSJA
“Fitimet e tenderave vallë a do i ndani me ne?”/ Tritan Kalo u

Tiranë- Mjeku i njohur Tritan Kalo  ka reaguar sërish ndaj politikanëve shqiptarë dhe është shprehur me ironi, “po fitimet e PPP-ve, tenderave dhe privatizimeve kilenteliste a do i ndajnë ligjvënësit me popullin?”. Në një postim në Facebook, ai ka deklaruar më tej se politikanët duhet fillimisht të zbrazin e tyre dhe të lirojnë vilat luksoze, pastaj të marrin paratë e popullit.

Reagimi i plotë:

KRIZËN do t’a përballojmë bashkë.” (I.B.)….Dakord, PO FITIMET tuaja si Politikanë ato të PPP-ve, KÇK-ve, TENDERAVE, PRIVATIZIMEVE KLIENTELISTE, etj., të 30 këtyre viteve Demonkraci a do t’i ndani vallë ato me ne??!!…..APO lopa do të vijoj të mbetemi NE taksapaguesit, “il poppolo Albanese”, ndërsa QUMËSHTI do vjoj të milet e të shijohet vetëm nga JU….NO WAY….Sa mirë na zhytët në qorrsokaket e DEMON-KRACISË “Made in Albania” me yshtjen tuaj “Bashkëfajtorë, Bashkëvuajtës”, tani DUHET JU së pari të zbrazni xhepat tuaja si dhe të lironi vilat e shumta që JU keni, e vetëm pas kësaj kërkoni të na merrni edhe qindarkat e fundit nga xhepat tanë plot vrima!!!…HAPINI sytë e mëndjes ju Bashkëkombas…..Quoa vadis Shqipëria ime!!!

Ndërkohë, në vendin tonë janë infektuar 726 persona dhe janë shënuar 28 viktima. Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 14 raste të reja me COVID-19 dhe ka humbur jetën një 60-vjeçar tek spitali COVID2. 60-vjeçari nga Tirana, vuante edhe nga sëmundje të tjera, si hipertensionit, diabeti dhe obeziteti.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi tritan kalo viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi tritan kalo viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll