Aktualitet

Arrestohet 42-vjeçari në Tiranë që mashtronte qytetarët si polic, premtonte heqjen e ekspulsit, momenti kur u ndalua me 53-

27 Prill 2020, 07:47 Nga DOSJA
Arrestohet 42-vjeçari në Tiranë që mashtronte

TIRANË– Një 42-vjeçar i identifikuar si Julian Mu135a, është vënë në pranga, dhe një 53-vjeçar është proceduar, pasi akuzohen se kanë përdorur dokumente të falsifikuara dhe janë prezantuar si punonjës policie.

Sipas njoftimit zyrtar, 42-vjeçari dhe 53-vjeçari janë pikasur pas një operacioni të koduar “Kompetencat”, dhe të organizuar nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponjat”.

Burimet nga grupi hetimor bëjnë me dije se Muça, së bashku me ‘kolegun’ e tij, 53-vjeçarin me inicialet P.H., gjurmonin qytetarë që kishin ekspuls dhe nuk lejoheshin të shkelnin në vendet evropian, dhe u premtonin se do t’ja hiqinin atë.

“Do ta heqim. Jemi policë, dhe do ndërhyrjmë që ta heqim,”– mësohet se deklaronin ata para qytetarëve. Mirëpo, mashtrimi i nisur nga dy të pikasurit, nuk është ndlur as ditën e sotme, kur grupi i forcave “Shqiponja”, ka shkuar për t’u bënë prangat.

“Jemi kolegë. Jam pjesëtar i federatës së europolicisë në Sllovaki,”– kanë thënë ata, duke treguar edhe dokumentin e falsifikuar por që këtë herë nuk funksionoi.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 42-jecari tirane arrestohet 42-jecari tirane

Sondazh

Poll