Aktualitet

“Neve jemi të mrekullueshëm”, gjirokastritët se fshehin krenarinë: S’kemi asnjë rast, të shijojmë lirin

27 Prill 2020, 08:54 Nga DOSJA
“Neve jemi të mrekullueshëm”, gjirokastritët se

GJIROKASTER- Që prej një muaji e gjysmë kur pandemia e COVID-19 ka prekur edhe Shqipërinë, Gjirokastra është e paprekur. Qarku i vetëm në Shqipëri që nuk ka asnjë rast me COVID-19, përveç një rasti të importuar nga Greqia, i cili tashmë ndodhet në spitalin infektiv, është sot një zonë e gjelbër. Në Gjirokastër kanë nisur masat lehtësuese të lëvizjes, e gradualisht do të vijohet edhe me bizneset, dhe qytetarët nuk e kanë fshehur krenarinë për respektimin e masave të distancimit social. Disa prej tyre i kanë thurur edhe elozhe kryeministrit Edi Rama, por edhe vetes.

“Shumë mirë, bravo i qoftë neve jemi të mrekullueshëm”.-thotë njëri nga qytetarët.

“Vendim shumë i mirë, pa sëmundje jemi, pa probleme, i vëjmë lavdi Zotit që të iki sa më shpejt ky virusi”

“Po, jam i kënaqur, të jemi mirë, mos ta kemi këtë sëmundje”

“Masat duken shumë mira, kam dalë dhe herë të tjera për nevoja familjare”

“Gjirokastra s’ka gjë. E ka menduar shumë mirë, të punojnë njerëzit, të lëvizë ekonomia, të dalin njerëzit nga depresioni”, kanë thënë për Report Tv disa prej tyre.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjirokastra pa covid koronavirusi ne shqiperi gjirokastra pa covid koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll