Aktualitet

COVID-19/ Tre të infektuar mbërrijnë me urgjencë tek Infektivi, Adriatik Alimadhi lihet sërish në terapi intesive

27 Prill 2020, 08:01 Nga DOSJA
COVID-19/ Tre të infektuar mbërrijnë me urgjencë tek

Tiranë- Gjatë 24 orëve të fundit kanë mbërritur tre raste urgjente me Covid-19 në spitalin Infektiv në Tiranë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 2 raste urgjente kanë ardhur nga qyteti i Krujës. Po kështu, të njëjtat burime bëjnë me dije se mjekët e kanë lënë sërish deputetin Adriatik Alimadhin në terapi intensive, për të pasur në kontroll gjendjen e tij shëndetësore.

 

Aktualisht në zonën e Krujës janë 92 persona të infektuar dhe gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe 7 raste të reja. Fasoneritë në Krujë janë ende ‘vatra të nxehta’ infeksioni. Ndërkohë, në vendin tonë janë infektuar 726 persona dhe janë shënuar 28 viktima. Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 14 raste të reja me COVID-19 dhe ka humbur jetën një 60-vjeçar tek spitali COVID2. 60-vjeçari nga Tirana, vuante edhe nga sëmundje të tjera, si hipertensionit, diabeti dhe obeziteti.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet adriatik alimadhi viktimat e covid ne shqiperi adriatik alimadhi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll