Aktualitet

Anulohen tenderat për ndërtimin e 10 shkollave dhe kopshteve në Tiranë, kompanitë garuese nuk përmbushën kriteret për ri

27 Prill 2020, 07:58 Nga DOSJA
Anulohen tenderat për ndërtimin e 10 shkollave dhe kopshteve në

TIRANË- Bashkia Tiranë ka anuluar të gjithë tenderat e rindërtimit të 10 shkollave dhe disa kopshteve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Mësohet se shkaku i anulimit është mungesa e dokumentacionit dhe plotësimit të kritereve nga ana e kompanive garuese.

Tërmeti i 26 nëntorit la pas 51 viktima, qindra të plagosur e banesa e biznese të dëmtuara. Tirana dhe Durrësi ishin dy zonat më të dëmtuara nga ana infrastrukturore dhe tashmë ka nisur një proces rindërtimi, ku përfshihen edhe një sërë shkollash në kryeqytet.

Janë anuluar tenderat për ndërtimin e:

Shkollës 9-vjeçare “Hasan Vogli”

Shkollës 9-vjecare “Mangull”

Shkollës 9-vjecare “Pezë e Vogël”

Shkollës cikli i ulët “Pajan”

Shkollës së mesme “Sami Frashëri”

Shkollës 9-vjeçare “Qazim Turdiu”

Shkollës 9-vjeçare “Murat Toptani”

Shkollës 9-vjeçare “17-Shkurti”

Kopshtit “Fikas”

Kopshti “Gurrë”

Sakaq, burime për Dosja.al sqaruan se procedura lidhet me mbylljen e zyrave noteriale për shkak të COVID-19, që ka sjellë mos-plotësimin e dosjeve nga ana e kompanive. Me rihapjen e tenderit me procedurë të përshpejtuar pritet që gjithçka të mbyllet brenda 10 ditësh.

Disa ditë më parë u shemb edhe godina ekzistuese e gjimnazit “Sami Frashëri”. Edhe pse ishte e rikonstruktuar sëfundmi, godina e gjimnazit ka pësuar dëmtime serioze nga tërmeti e tanimë pritet që të rindërtohet.

(F.G/ Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anulohet tenderi i rindertimit termeti i 26 nentorit anulohet tenderi i rindertimit termeti i 26 nentorit

Sondazh

Poll