COVID-19/ 736 të infektuar dhe 29 viktima, 10 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit, stabilizohet situata në disa qytete
27 Prill 2020, 05:28Nga DOSJA
SHQIPËRI- 736 të infektuar, 29 viktima dhe 422 të shëruar, ky është bilanci i deritanishëm i COVID-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar me COVID-19 edhe 10 persona të tjerë, 4 më pak se dje. Harta është zgjeruar me 9 raste të reja në Tiranë, dhe 1 rast i ri është në Shkodër. Sipas ministrisë, gjatë 24 orëve të fundit, 12 pacientë të tjerë, i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 422.
Aktualisht në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 34 pacientë. Rasti i ri në Shkodër është një grua nga lagjia Kiras, e cila siç bëjnë me dije burime për Dosja.al ka shfaqur dy ditë më parë temperaturë dhe ethe dhe më pas i është bërë tamponi. Ndërkohë që situata shfaqet më e relaksuar edhe në Tiranë, ku si rrallë herë, oborri i QSUT është parë i zbrazur nga familjarë që kanë brenda ambienteve të infektivit, të afërm me COVID-19.
(F.G;J.V/Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Tiranë– Drejtoria e Tatimeve ka njoftuar se 48943 punonjës kanë marrë pagën e luftës prej 40 mijë lekë nga paketa e dytë ekonomike. Ky institucion bën me dije s...
TIRANË- Ulet numri i rasteve të reja me koronavirus në Shqipëri. Përgjatë 24 orëve të fundit janë zbuluar 10 raste të reja me COVID-19 në vend, 9 në Tiranë...
GJIROKASTER- Që prej një muaji e gjysmë kur pandemia e COVID-19 ka prekur edhe Shqipërinë, Gjirokastra është e paprekur. Qarku i vetëm në Shqipëri që nuk ka asn...
Tiranë- Mjeku i njohur Tritan Kalo ka reaguar sërish ndaj politikanëve shqiptarë dhe është shprehur me ironi, “po fitimet e PPP-ve, tenderave dhe privatizimeve...
SHQIPËRI– Tregtarë dhe emigrantë janë ngirtur sot në protesta pasi kërkojnë që t’u hapen vendet e tyre të punës dhe t’i kthehen jetës normale. Protestat ja...
Tiranë- Gjatë 24 orëve të fundit kanë mbërritur tre raste urgjente me Covid-19 në spitalin Infektiv në Tiranë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 2 raste urgj...
TIRANË- Bashkia Tiranë ka anuluar të gjithë tenderat e rindërtimit të 10 shkollave dhe disa kopshteve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Mësohet s...
TIRANË- Asnjëherë nuk do të na e kishte marrë mendja se muzika popullore qytetare shqiptare do të këndohej online, e jo përballë turmave të ekzaltuara. Art...