Aktualitet

Qëndroi 4 javë në terapi intesive, 70-vjeçari nga Kruja fiton betejën me COVID-19, rikthehet në banesë

27 Prill 2020, 07:43 Nga DOSJA
Qëndroi 4 javë në terapi intesive, 70-vjeçari nga Kruja

Tiranë- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka deklaruar ditën e sotme se një 70-vjeçar nga Kruja, i cili u prek nga COVID-19 është shëruar dhe tashmë ndodhet në shtëpinë e tij.  Ajo ka treguar se 70-vjeçari është shëruar pasi qëndroi 4 javë në terapi intensive.

Manastirliu shprehet më tej se deri tani 30 pacientë të trajtuar në terapi intensive në spitalin Infektiv, e kanë fituar betejën me virusin.

Postimi i ministres Manastirliu në Facebook

Raste të reja të pacientëve që kanë nevojë për trajtim mjekësor, siç ka çdo ditë, pacientë që e fitojnë betejën me virusin e rrezikshëm #COVID19! Me punë të palodhur e përkushtim nga mjekët dhe infermierët, pas 4 javësh në terapi intensive, 70 vjeçari nga Kruja është shëruar dhe kthehet në shtëpi??
Deri tani 3️⃣0️⃣ pacientë të trajtuar në terapi intensive në spitalin infektiv, e kanë fituar betejën me sëmundjen, falë trajtimit mjekësor dhe shërbimit të të gjithë ekipit të palodhur të #Infektivit. #KrenarePërEkipetMjekësore

Aktualisht në vendin tonë janë infektuar 726 persona dhe janë shënuar 28 viktima. Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 14 raste të reja me COVID-19 dhe ka humbur jetën një 60-vjeçar tek spitali COVID2. 60-vjeçari nga Tirana, vuante edhe nga sëmundje të tjera, si hipertensionit, diabeti dhe obeziteti. Ndërkohë,  numri i të shëruarve ka shkuar në 410.  Harta është zgjeruar me 9 raste të reja në Krujë, 4 raste në Tiranë, mes të cilëve një në institucionin e vuajtjes së denimit, dhe 1 rast i ri është në Shkodër.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll