Aktualitet

I dënuar me 6 vite burg për drogë, arrestohet 53-vjeçari nga Shkodra me dy emra, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar

27 Prill 2020, 07:25 Nga DOSJA
I dënuar me 6 vite burg për drogë, arrestohet 53-vjeçari

SHKODËR– Një 53-vjeçar i identifikuar si Fran Malocaj (Françesk Pashku), është vënë në pranga nga policia e Shkodrës, pasi rezulton të jetë një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik të lënëve narkotike. Sipas njoftimit zyrtar, 53-vjeçari është vënë në pranga në kuadër të operacionit “Trushi”.

Malocaj, rezulton të jetë i dënuar me gjashtë vite burg nga Gjykata e Apelit në Ankona, Itali, në vitin 2018, për kryerjen e veprës penale “Trafik narkotikësh, kryer në bashkëpunim”.

53-vjeçar inga Shkodra me dy emra akuzohej se në bashkëpunim me persona të tjerë, ka trafikuar nga Shqipëria drejt Italisë, një sasi lënde narkotike të llojit kokainë.

Tashmë, pas prangosjes, ai do të ekstradohet drejt Italisë, ku do të duhet të përfundojë dënimin e marrë.

Njoftimi i policisë Shkodër

Finalizohet operacioni policor i koduar “Trushi”. Kapet një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar nga drejtësia italiane.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZQK Interpol Tirana, Departamentin e Policisë Kriminale dhe misionin Interforza, kanë bërë të mundur lokalizimi në qytetin e Shkodrës, të 53-vjeçarit të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Në këtë kuadër, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër u zhvillua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Trushi”. Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit shqiptar Fran Malocaj, 53 vjeç alias Françesk Pashku, 52 vjeç banues në Trush, Shkodër.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Apelit ne Ankona / Itali, në vitin 2018, e ka dënuar me 6 vjet burg, për kryerjen e veprës penale “Trafik narkotikësh, kryer në bashkëpunim”. Ky shtetas, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka trafikuar nga Shqipëria drejt Italisë, një sasi lënde narkotike të llojit kokainë. Arrestimi provizor u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957 dhe marrëveshjen dypalëshe mbi ekstradimet nënshkruar mes Republikës së Shqipërisë dhe Italisë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fran malocaj francesk pashku shkoder fran malocaj francesk pashku shkoder

Sondazh

Poll